Nga Serbia, NATO deklarohet rreth rolit të saj në Kosovë

Lajme

Nga Serbia, NATO deklarohet rreth rolit të saj në Kosovë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 18:09
NATO

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Cristian Zuno, është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Beograd.

Zuno ka thënë se NATO respekton neutralitetin e Serbisë, ndërsa KFOR-i nuk do të ndryshojë rolin e tij në Kosovë dhe Serbi si dhe është i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ata deklaruan se Serbia dhe NATO-ja janë të angazhuar për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të partneritetit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, shkruan Tanjug.

Zuno është shprehur i kënaqur me ritmin e dialogut politik në nivelin më të lartë si dhe me marrëdhëniet ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat