Vuçiq: Sulmet e NATO-së të vitit ’99 mbeten ana e dhimbshme

Lajme

Vuçiq: Sulmet e NATO-së të vitit ’99 mbeten ana e dhimbshme

Nga: F.B Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:51
Aleksandar Vuçiq

“Në Nish në jug të Serbisë me 24 mars do të organizohet mbledhja qendrore komomorative për viktimat e bombardimit  të para 20 viteve, që NATO i kreu kundër Serbisë në fazën e fundit të luftës në Kosovë”, ka thënë presidenti Vuçiq, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Sulmet e aleatëve për të cilat është vendosur pa leje të OKB-së me qëllim që Sllobodan Millosheviq të detyrohet të tërheq trupat nga Kosova dhe ndalojë pastrimin etnik të nisur me 24 mars 1999 dhe ato patën zgjat 78 ditë, ndërsa bilansi është rreth 2 mijë të vdekur dhe shkatërrime dhe dëme të mëdha”, përkujton ANSA.

"Për ne është një muaj i rëndë dhe një kujtim i dhimbshëm. Serbët mendojnë se kanë pësuar padrejtësi para 20 viteve dhe ashtu mendojnë 99 për qind e banorëve", ka thënë Vuçiq.

Ai theksoi se ky është njëri nga shkaqet kryesore për shkak të cilit Serbia nuk synon që të bashkëngjitet NATO-s.

"Përkundër kësaj, mbajmë raporte të mira me aleancën dhe shtetet e saja anëtare. Por nuk duam të hyjmë dhe mbetemi neutral", ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë se “rezultat i atyre sulmeve, përveç viktimave ishte edhe ikja e dhjetarë mijëra serbëve nga Kosova, prej të cilëve dy të tretat nuk janë kthyer”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat