Serbia ende ia ka frikën UÇK-së, kërkon nga Austria ta ndalojë me ligj këtë simbol

Lajme

Serbia ende ia ka frikën UÇK-së, kërkon nga Austria ta ndalojë me ligj këtë simbol

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:56
UÇK

Kryetari i partisë serbe “Jedinstvena Srbija” dhe deputeti i Kuvendit serb, Dragan Markoviq Palma, sot në Vjenë ka kërkuar që Austria në ligjin për ndalimin e përdorimit të simboleve të organizatave të ndryshme, të fus edhe ndalimin e përdorimit të simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Austria më 1 mars e ka miratuar ligjin simbolet e organizateve të ndryshme nuk mund të përdoren në publik, në ndërtesa, të mos bartën në qytet… Unë kam kërkuar që në këtë ligj të përfshihet edhe simboli i ashtuquajtur “UÇK Kosova”, ka thënë Markoviq.

Markoviq në Vjenë është bashkë me një grup prej 850 njerëzve nga Jagodina, shumica nga ta studentë.

Kjo kërkesë vije pasi që ndërtesën e ambasadës serbe në Vjenë është shkruar mbishkrimi “UÇK”.

Për këtë shkak, Serbia i ka dërguar edhe notë protestë Austisë, derisa ka kërkuar që të ketë siguri më të madhe në këtë ambasadë.

Mirëpo, kjo duket më shumë një propagandë serbe, pasi që në të kaluarën shumë nga ambasadat e Kosovës nëpër Evropë janë sulmuar dhe vandalizuar edhe me mbishkrime serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat