Këto ishin fjalët e Rugovës, një ditë pas sulmeve në Prekaz - Bota Sot
Këto ishin fjalët e Rugovës, një ditë pas sulmeve në Prekaz

Lajme

Këto ishin fjalët e Rugovës, një ditë pas sulmeve në Prekaz

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:05
Ibrahim Rugova

Menjëherë pas sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Rugova në një konferencë para gazetarëve të huaj, kishte akuzuar regjimin serbë për një fushatë të spastrimit etnik.

Mënjehërë pas datës 7 mars ku ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serbë për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dyta kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.

Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqesore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullësisë shqiptare nga forcat serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...