Në Gjimnazin në Tuz u shfaq flamuri i Shqipërisë

Lajme

Në Gjimnazin në Tuz u shfaq flamuri i Shqipërisë

Nga: F.B Më: 5 mars 2019 Në ora: 16:50
Tuz

Pas zgjedhjeve lokale në komunën e Tuzit në malin e Zi, ku me shumicë jetojnë shqiptarët dhe fitores  së koalicionit të partive shqiptare, në ndërtesën e Gjimnazit në Tuz është shfaq flamuri i Shqipërisë.

Në ndërtesën e shkollës së mesme më herët nuk kishte flamur zyrtar të Malit të Zi, ndërsa mbrëmë e kanë vendosur nxënësit njoftojnë mediat malazeze.

Në portale të ndryshme në rrjetet sociale janë publikuar fotografi ku shihen nxënësit me flamur shqiptar të shpalosur në korridorin e Gjimnazit „25. maj”, ndërsa me nxënës ishin edhe profesorët e kësaj shkolle.

Sipas thuhet , gjatë pushimit të gjatë, një grup i nxënësve janë tubuar duke valvitur flamurin shqiptar dhe kanë kënduar këngë nacionaliste.

Ata kanë kënduar “ O sa mirë me qenë shqiptar”, transmeton Tanjug.

Përndryshe shqiptarët në Tuz duke festuar fitoren në zgjedhjet komunale, kanë bartur flamuj të “Shqipërisë së Madhe” dhe kanë brohoritur shkurtesën e organizatës terroriste të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - „UÇK”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat