A është kjo kënga që përmallon të gjithë në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së

Lajme

A është kjo kënga që përmallon të gjithë në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:07

Në telat e çiftelisë janë orkestruar shumë këngë për legjendën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Heroin Kombëtarë, Adem Jashari. Por, një mbetet e paharrueshme. Mallin, dhimbjen dhe krenarinë mund ti gjeni në këngën “Mora fjalë” që e interpreton këngëtarja Shkurte Fejza

“Mora fjalë, mora fjalë e mora vargun; Mora qarkun me i thur kangë; Me i thur kang bash legjendarit; T'i këndoj; T'i këndoj Adem Jasharit t'i këndoj”, janë vargjet që Bylbyli i Mushtishtit, Shkurte Fejza këndon për Adem Jasharin, heroin kombëtarë të Kosovës.

Kjo këngë dhe qindra të tjera janë shkruar për Ademin, por asnjë nuk e ka pasur efektin si “Mora fjalë”.

“Mora fjalë” është një këngë ku instrumentet shqiptare dallohen çartë si fyelli dhe çiftelia, derisa edhe interpretimi i Shkurte Fejzës është i mahnitshëm.

Kënga pos krenarisë shpreh edhe dhimbjen e cila përzihet me mall dhe me lartësimin e heroit e ku në fund ballin e tij e freskon liria që ka ardhur në brigje të trimit.

Është pikërisht kjo këngë që në datat 5, 6 dhe 7 mars dëgjohet më se shumti nga kosovarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat