Tensione në Mal të Zi: Për shkak të flamujve dhe UÇK-së kundër deputetit Gjeloshaj!

Lajme

Tensione në Mal të Zi: Për shkak të flamujve dhe UÇK-së kundër deputetit Gjeloshaj!

Nga: F.B Më: 6 mars 2019 Në ora: 09:55
Pamje nga festa

Alternativa e Malit të Zi ka paraqitur fletëparaqitje penale ndaj deputetit Nik Gjeloshaj për “ terrorizëm në përpjekje " dhe ftesë ndaj shtetasve malazez me kombësi shqiptare që mos të respektojnë Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi , shkruan “Kurir” duke cituar mediat malazeze, transmeton “Bota Sot”.

Ajo që ka karakterizuar javën zgjedhore në komunën e Tuzit është festimi i simpatizuesve dhe mbështetësve të Forumit Shqiptar që fitoi zgjedhjet, gjatë së cilës kanë dominuar flamuj shqiptarë dhe të ashtuquajturës UÇK dhe brohoritjes për UÇK".

Opinioni malazez , pjesa më e madhe e kanë dënuar një festim edhe sjellje të atillë, mirëpo ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë parë asgjë të keqe në atë.

Forumi Shqiptar, që është fitues i zgjedhjeve në Tuz me 16 nga 32 vendet e Kuvendit komunal, nuk ka komentuar sikurse nuk ka shpreh qëndrimin e vetë lidhur me këtë festim nëse ishte i pranueshëm ose jo.

Shqiptarët e Tuzit gjatë festimit kanë bartur flamuj të Shqipërisë dhe të ashtuquajturës UÇK, ndërsa dje në ndërtesën e objektit shkollor Gjimnazit “25 maj” në atë komunë është shfaq edhe flamuri i Shqipërisë.

Alternativa e Malit të Zi ka paraqitur fletëparaqitje penale ndaj deputetit Nik Gjeloshaj për “ terrorizëm në përpjekje " dhe ftesë ndaj shtetasve malazez me kombësi shqiptare që mos të respektojnë Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat