Vuçiq: “Në kërkim të paqes dhe jo shkaqeve për konflikte”

Lajme

Vuçiq: “Në kërkim të paqes dhe jo shkaqeve për konflikte”

Nga: F.B Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:37
Aleksander Vuçiq

“Është me rëndësi të kërkohet paqja dhe kompromisi dhe jo shkaku për konflikte” ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq pas takimit me kryeministrin italian Gjuzepe Konte, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq ka theksuar se “Serbia është e gatshme për dialog me Prishtinën, që në të ardhmen mund të shpie në ndonjë marrëveshje për zgjidhje”.

Ai ka falënderuar mysafirin siç ka thënë “ për faktin se Italia do të jetë ambasador i Serbisë në rrugën e saj evropiane”.

Vuçiq në takimin me gazetarë ka thënë se mysafirin e ka njoftuar me qëndrimin e Serbisë për Kosovën, duke nënvizuar se “Serbia është e gatshme për vazhdim të dialogut sapo të hiqen taksat”.

Sipas tij taksat janë shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së dhe Stabilizim Asociimit dhe vendosjen e tyre nuk e bëjnë njerëz normal.

“ Jemi të gatshëm për bisedime që ndoshta në një të ardhme mund të sjellin një zgjidhje kompromisi. A do të ketë apo jo do të ketë ka shumë rrugë para neve, por me rëndësi duhet të kërkohet për paqen dhe kompromisin dhe jo për shkaqe për konflikte “, sqaroi ai.

Vuçiq ka nënvizuar se Serbia dhe Italia janë miq të vërtetë, popujt e të cilave vende në histori kanë ndërtuar raporte më të mira të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat