Vuçiq: Për Serbinë nuk ka hyrje në BE pa marrëveshje me shqiptarët e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Për Serbinë nuk ka hyrje në BE pa marrëveshje me shqiptarët e Kosovës

Nga: F.B Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:18
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se “Serbia është e gatshme për dialog sapo të hiqen taksat në mallrat serbe që ka vendos Prishtina, të vazhdoj dialogun që ndoshta në ardhmen të arrihet zgjidhja e kompromisit”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"A do të ndodh kjo apo jo? Kemi shumë rrugë përpara neve, por me rëndësi është që të kërkohet paqe dhe kompromisi se të kërkohen shkaqe për konflikte” tha Vuçiq në takimin me gazetarë pas takimin me kryeministrin Italian Konte.

“Për Serbinë nuk ka hyrje në BE” përderisa si tha ai “ nuk arrijmë marrëveshje të këtillë apo atillë me shqiptarët e Kosovës".

Vuçiq ka thënë se “marrëveshja është kusht që Serbia të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”.

"Kemi dëgjuar çka mendon ministrja franceze Loazo dhe kryeministri Italian Konte në lidhje me anëtarësimin e Serbisë në BE. Ne jemi përherë të gatshëm të dëgjojmë të gjitha gjërat, por deklarata e Konte sjell një frymë optimizmi në Serbi, një atmosferë ndryshe", tha Vuçiq.

Duke komentuar intervistën për ANSA në të cilën siç thuhej ka thënë se “Serbia nuk mund të njeh Kosovën pa marr asgjë”, Vuçiq ka thënë nuk ka fol asgjë për pranimin, përveç rreth asaj se për atë nuk mund të flitet sepse nuk ka kompromis.

"Unë këtë e them gjithmonë, asgjë të çuditshme nuk shoh në atë", tha ai.

Në lidhje me deklaratën e ministrit britanik për Evropë Alan Dankan se presidenti I Kosovës Hashim Thaçi ka harxhuar shumë para në lobim në Londër dhe vendet tjera për ndryshim të kufijve, Vuçiq ka thënë se nuk është çudi që shqiptarët e Kosovës investojnë shumë para në lobim.

"Ata kanë zyrtarisht 3 apo 4 agjensione në Uashington me të cilat kanë marrëveshje milionëshe, ndërsa ne nuk kemi asnjë dhe për këtë kemi humbur shumë beteja. Shqiptarët kanë një diasporë jashtëzakonisht të fortë në ShBA dhe Nju Jork. Një nga tri diasporat më të fuqishme në Menheten dhe Nju Jork. Ata bëjnë punën e tyre dhe ne nuk kemi çka të ju a shohim të madhe", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat