Hapen dyert për punë në Gjermani, hiqen pothuajse të gjitha kushtet

Lajme

Hapen dyert për punë në Gjermani, hiqen pothuajse të gjitha kushtet

Më: 6 mars 2019 Në ora: 21:38
Flamuri gjerman

Për gjetjen e një vendi pune në Gjermani deri më tani kërkohej kualifikimi i caktuar ose diploma, pastaj kontrata, leja dhe viza për punë. Por me projektligjin e ri, i cili akoma është në debat publik në Gjermani pritet të ketë lehtësime të shumta.

Me projektligjin e ri parashikohet një mundësi e re që i mundëson personave me kualifikimet e nevojshme që të vijnë në Gjermani pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjashtë muaj me radhë.

Dy kushte kryesore janë për personat që mund të vijnë: Njohja e gjuhës gjermane për aq sa kërkohet për vendin përkatës të punës dhe si dhe financimi i vetvetes. Pra këta persona nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, ata t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejnë një vend pune.

Para hyrjes në Gjermani ata duhet të dëshmojnë se kanë para për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat