Janjiç: Shkëmbimi i territoreve shpie në zhdukjen e popullit tonë në Kosovë

Lajme

Janjiç: Shkëmbimi i territoreve shpie në zhdukjen e popullit tonë në Kosovë

Nga: F.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:25
Sava Janjiç

“Shkëmbimi i territorit që nënkupton caktimin e kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve pashmangshëm shpie në zhdukjen e popullit tonë, me këtë edhe të këtyre shenjëtërive. Për këtë shkak është shumë me rëndësi të ruhet prania e gjallë e Kishës dhe ajo të kuptohet si pjesë e zgjidhjes së problemit, dhe jo si në kohën kur duhet të prehet diçka në gjunjë me çdo çmim” ka thënë Igumeni i “Viskoi Deçani” Sava (Janjiç), shkruan “Expreso”, transmeton “Bota Sot”.

Krishterimi asnjëherë nuk ka nxitur revulucion

"Kosova, me fushat e grurit, ajo është në formën e bukës. Metohia me vreshtat e saj në formën e verës, Në një mënyrë, Kosova është korrësi i grurit që i sjellin bukë dhe verë, që bëhet trup dhe gjak i Krishtit. Përsëri nënvizoi, jo Kosova vetëm si territor, jo Kosova vetëm si gur kishe që mund të jetë muze, lapidar, por si kishë e gjallë në të cilën kryhen liturgji, për këtë shkak Kosova është hapësirë liturgjike para së gjithave “, tha Sava.

"Kjo është e kuptueshme për njerëzit që janë të frymëzuar me besim, me gjërat autentike të kuptimti të besimit, por është e pakuptueshme dhe çmenduri për njerëzit që kanë hedh logjiken evangjeliste dhe që shikojnë botën njëdimensionale, të interesit politik, numrat, përqindjet që kjo që ne flasim është jologjike. Duket edhe e rrezikshme dhe subversive, ndonëse krishterimi asnjëherë nuk ka nxitur asnjë revolucion“, ka thënë Igumeni

Procesi i zgjidhjes në vend të prerjes për çdo çmim

"Në të vërtetë , ne nuk kemi zgjidhje konkrete politike, që mund të renditet në ndonjë strategji apo formulë politike. Por e dimë shumë mirë, nga thellësia e shpirtit se shkëmbimi i territorit që nënkupton caktim të kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve në këto hapësira, pashmangshëm shpie në zhdukjen e popullit tonë nga jo hapësirë, me këtë edhe i të gjithë trashëgimisë që ndodhet këtu. Pa marrë parasysh çfarë metoda përdoren që të ruhet a mbrohet diçka, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm se do të forcohet qasja nacionaliste e njëanshme që do të sjell tek ajo që në këtë hapësirë të mos ketë banorë serbë. Parashikoj, si po shkojnë gjërat, as krishterë as edhe tjerë, Për këtë është shumë me rëndësi që të ruhet prania e gjallë e kishës dhe të kuptohet si pjesë e zgjidhjes së problemit, dhe jo si kohë e prerjes së ndonjë gjëje në gjunjë me çdo çmim pa marr parasysh në pasoja“, mendon Sava.

Vështirë do të bartim barrën e ndërgjegjes

"Zgjidhja që pritet është ajo që duhet ta miratojmë të gjithë ne. Pra, kriza në të cilën ndodhemi do të thotë edhe gjykim. Ky është gjykim i ndërgjegjes sonë, sa vërtetë kemi mbetur nga ajo që ishim me shekuj dhe që na ka ruajt me shekuj dhe sa jemi të gatshëm që për interesa të përkohshëm dhe njëanshëm , në të vërtetë të humbim shumë më shumë në thellësi dhe në kuptimin e ekzistencës, historisë dhe identitetit. Kjo është një gjë që duhet miratohet nga i gjithë populli dhe kjo do të jetë barrë e ndërgjegjes në rast vendimi që kjo të prehet në mënyrë të njëanshme, barra e ndërgjegjes që vështirë do të bartet edhe nga gjenerata jonë edhe nga pasardhësit“, përfundoi Igumeni Sava.

"Nuk është prosperitet i një populli vetëm në përparimin material, Ka vende evropiane nga të cilat njerëzit me shumicë zhvendosen. Nuk duhet menduar se kjo automatikisht do të ndryshoj situatën. Në Kosovë në disa zona të Anamoraves kemi shtim të popullatës më shumë se në Beograd në përqindje. Kemi më pas zhvendosje të serbëve nga Kosova se zhvendosjet nga Serbia qendrore“, përkujtoi Sava Janjiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat