Dacic akuzon ‘disa shtete evropiane’: Po luajnë lojë të dyfishtë, nuk duan marrëveshje të shpejtë për Kosovën

Lajme

Dacic akuzon ‘disa shtete evropiane’: Po luajnë lojë të dyfishtë, nuk duan marrëveshje të shpejtë për Kosovën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:43
Ivica Daçiç

Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë lojë të dyfishtë në rastin e Kosobës, por disa vende evropiane po e bëjnë këtë, sepse nuk e dëshirojnë arritjen e shpejtë të marrëveshjes, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivic Dacic, por nuk ka precizuar se për cilat shtet e ka fjalën.

Dacic u ka thënë gazetarëve në Beograd se i gëzohet ardhjes në Serbi dlegeacionit amerikan në krye me David Hale, sepse do të ketë rastin t’ua tranmsetojë qëndrimet e Serbisë.

“Le ta zgjidhin me Prishtinën dhe shkojmë më tutje”, ka thënë Dacic, duke shtuar se Prishtina duhet ta deblokojë procesin me heqjen e taksave në mallin serb.

Dacic ka thënë se “fyen thellësisht” qëndrimi se Serbia duhet të pushojë së lobuari për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, transmeton N1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat