Aksidenti i tmerrshëm në Gjilan, reagon edhe Murati fajëson sistemin e drejtësisë

Lajme

Aksidenti i tmerrshëm në Gjilan, reagon edhe Murati fajëson sistemin e drejtësisë

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:32
Vendi i aksidentit në Gjilan

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në Gjilan, ku la të vdekur një person dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Murati thotë se, po vazhdohet me papërgjegjësi të tilla në komunikacion, ndërsa fajëson sistemin e drejtësisë për vendimin që e ka marrë për rastin kur një person tjetër ka mbytur dy këmbësore në zebra në Pristhinë.

“E tmerrshme dhe shokuese kjo që ndodhi në Gjilan. Vazhdojmë të kemi papërgjegjësi të tilla në komunikacion, ndërsa sistemi jonë i drejtësisë dënon me 3 vite e gjysëm ngasësin që mbyti dy këmbësore në zebra. Ngushëllime familjarëve të të vdekurit e shërim të shpejtë u dëshiroj të lënduarve”, shkruan Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat