Alarmohet Serbia: Vuçiq thirr mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas miratimit të platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës - Bota Sot
Alarmohet Serbia: Vuçiq thirr mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas miratimit të platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës

Lajme

Alarmohet Serbia: Vuçiq thirr mbledhje të Këshillit të Sigurisë pas miratimit të platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës

Nga: F. B. Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:54
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka caktuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër, njofton "Blic", transmeton “Bota Sot”.

Mbledhja do të mbahet në ora 8.30 dhe mësohet se ajo është thirr pas miratimit të sotshëm (me shumicë vota) të Platformës së dialogut, si thuhet përfundimtare, obliguese për normalizimin e raportit të Beogradit me Prishtinën.

Bëhet fjalë për platformën që Beogradi më herët e pat cilësuar si dokument që dëshmon se Prishtina nuk dëshiron vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se ligji dhe platforma për vazhdim të dialogut me Beogradin nënkupton se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe nuk do të ketë “ pushtet të nivelit të tretë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...