Rrëfimi i dëshmitarit për aksidentin në Gjilan: Menduam se kamioni ishte i mbushur me eksplozivë

Lajme

Rrëfimi i dëshmitarit për aksidentin në Gjilan: Menduam se kamioni ishte i mbushur me eksplozivë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:01
Dëshmitari

Sot në Gjilan ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marruara, një person ka humbur jetën, ndërsa 23 persona tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Një dëshmitarë i rastit në emisionin “Debat Plus” me ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që ka prekur Gjilanin dhe mbarë Kosovën.

“Duke shkuar për të marrë nipat nga shkolla, një kamion me një shpejtësi të furishme dhe të papërshkrueshme. Në ato momente mendova se mos ky kamion ka eksploziv dhe po ndodh ndonjë sulm si në shtetet e jashtme dhe të bëj ndonjë katastrofë”, tha ai.

“…Kontaktin e ka pasur të furra e vëllezërve Çoçaj ku edhe e ka kapur të ndjerin. E kemi ditur se ai nuk shpëton pasi e ka gjuajtur shumë. Kur ka ardhur kamioni edhe më poshtë i ka gjuajtur makinat si të ishin patate. Ka qenë fat që në atë moment nuk kanë qëlluar nxënësit, pasi për pesë minuta do të mbaronin mësimin e ndërrimit të dytë”.

Dëshmitari thotë se ka qenë fat i madh që kamionin me ngarkesë e ka ndalur një traktor, pasi që sipas tij tragjedia do të ishte shumë e madhe.

“Fati i dytë në fatkeqësi është se kamioni është përplasur me traktor. Ai traktor e ka ndalur pasi që po të mos ishte ai traktor, kishte për t’i përplasur të gjitha automjetet që ishin në semaforë. Do të shkonte ndoshta edhe te qendra e mjekësisë familjare dhe do të shkaktonte viktima të ndryshme”, tregon ndër të tjera dëshmitari i aksidentit të rëndë në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat