“Urime Drenicë, Drenas, Malishevë”, Labi takon të riun nga Skenderaj

Lajme

“Urime Drenicë, Drenas, Malishevë”, Labi takon të riun nga Skenderaj

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:57
Labinot Tahiri, Besim Hajra

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri është takuar me të riun, Besim Hajra nga Skenderaj i cili u bë i njohur me shprehjen ‘urime Drenicë, Drenas, Malisheshevë..” kur Hashim Thaçi u shpall president.

Hajra në një postim në facebook ka treguar se dje është takuar me deputetin Tahiri.

Ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë atij dhe familjes, derisa të tjerët po përqeshin për këtë veprim.

“Me respekt me kënaqësi dje me datën 7 mars në Skenderaj me takoi Labinot Tahiri edhe me ofrojë mbështetjen e tij dhe me vullnetin e tij unë Besim Hajra e falënderoj nga zemra Labinot Tahirin për përkrahjen e tanat, zoti ja shpërbleftë në familje”, ka shkruar Hajra.

Ai u bë i famshëm pikërisht gjatë festës kur Hashim Thaçi ishte shpallur president, duke u përqesh në masë të madhe.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat