Vuçiq i ankohet diplomatit amerikan për Platformën e Dialogut që u miratua në Prishtinë

Lajme

Vuçiq i ankohet diplomatit amerikan për Platformën e Dialogut që u miratua në Prishtinë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:29
Vuçiq i ankohet diplomatit amerikan për Platformën e Dialogut që u miratua në Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me numrin tre të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e dialogut dhe taksës.

Vuçiq e ka paralajmëruar diplomatin amerikan se Serbia do të marrë pasa kundër veprimeve të Prishtinë, në një periudhë të shkurtë kohore.

Ai gjithashtu është ankuar tek Hale, për platformën e dialogut që dje ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke thënë se ajo platformë nuk lë vend për negociata dhe është kundër vazhdimit të dialogut.

“E kam paralajmëruar prej kohësh Mogherinin dhe ekipin e saj, se miratimi i asaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe për këtë arsye ajo si e tillë është kundër dialogut, sidomos kur ka refuzim kokëfortë të Prishtinës për të shfuqizuar taksën ndaj produkteve serbe që është e paarsyeshme dhe e dëmshme”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Teksa ka folur për masat që do të marrë Serbia, Vuçiq ka thënë se ato do të jenë serioze.

“Pas publikimit të platformës së tyre ata kanë treguar se asnjëherë nuk kanë dashur të vazhdojë dialogu, apo për të vendosur paqe. Ne nuk jemi të frikësuar nga kërcënimet e tyre. Përgjigja jonë do të jetë e vështirë, serioze dhe e vendosur. Ne do të shpëtojmë interesat kombëtare të Serbisë. Ne kemi bërë shumë përpjekje, dhe jemi kujdesur të mos e dëmtojmë dikë”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq.

Ai gjithashtu ka akuzuar paraardhësit e tij të cilët kanë pranuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare  të Drejtësisë, vendim ky në të cilin tashmë Prishtina mbështetet dhe harton edhe platformën e dialogut.

“Për këtë janë përgjegjës sundimtarët tanë nga viti 2009-2010, Djilas, Tadic e Jeremiq. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë po përdoret si argument i tyre i vetëm kundër sovranitetit të Serbisë”, është shprehur kreu i shtetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat