Jeremiç: Farsë me regji për dështimin e bisedimeve-Vuçiq një hap deri të njohja e Kosovës

Lajme

Jeremiç: Farsë me regji për dështimin e bisedimeve-Vuçiq një hap deri të njohja e Kosovës

Nga: F.B Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:37
Vuk Jeremiç

Kryetari i Partisë Popullorë të Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se “paralajmërimet për konflikte në Kosovës ‘ farsë me regji dhe  e papërgjegjshme’ dhe asgjë nuk është larg realitetit dhe konstatimit se bisedimet dështuan, ndërsa e vërteta është se Beogradi dhe Prishtina janë në hap të marrëveshjes sipas të cilës Serbia përgjithmonë dhe pakthyeshëm të heq dorë nga Kosovës.

"Rezoluta e Kuvendit të Prishtinës ka për detyrë që të fuqizoj dramën, në mënyrë që të krijohet përshtypja e ndonjë fitore pas marrëveshjes për ndarje të Kosovës, ku 90 për qind e territorit iu takon shqiptarëve ndërsa mbetja Serbisë, ashtu që pjesë të komunave Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të bëhen pjesë të Kosovës", ka thënë Jeremiç në Çaçak.

Jeremiç ka shtuar se pushteti në Serbi do të prezantonte si fitoren më të madhe ikjen nga lufta dhe konflikti.

"Absolut nuk ka asnjë kërcënim për luftë, përveç kriminelëve dhe kryesve të krimeve të luftës në krye me Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Këta kriminelë dhe bandë janë të vetmit që mund të shkaktojnë turbulence në këto hapësira, por mendoj se bashkësia ndërkombëtare këtë nuk do ta lejoj, atyre treve që në këtë moment bashkëpunojnë", tha Jeremiç.

Ai kritikoi dhe quajti papërgjegjësi faktin që qytetarët të sillen “ në konfuzion, frikë dhe çmenduri“.

"Nuk na kërcënon asnjë rrezik, përveç atyre tre kriminelëve", tha ai.

Jeremiç ka nënvizuar se në bazë të bisedimeve që kishte në ShBA me zyrtarët amerikan, por edhe në bazë të takimeve me zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare” nuk ka asnjë dyshim, se në tavolinë është i ashtuquajturi caktimi i kufijve“.

"Kanë mbetur edhe pak muaj deri në afatin, kur presidenti i Serbisë dhe SNS-së Aleksandar Vuçiq ka premtuar që të plotësoj premtimin kryesor që e ka sjell në pushtet në vitin 2012 – formalisht të nënshkruaj marrëveshjen ndërkombëtare gjithëpërfshirëse dhe që mundëson Prishtinës të bëhet pjesë e OKB-së", ka thënë Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat