Stefanoviç: Shqiptarët e Kosovës po luftojnë që mos të ketë dialog

Lajme

Stefanoviç: Shqiptarët e Kosovës po luftojnë që mos të ketë dialog

Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:41
Nebojsha Stefanoviç

“Miratimi i platformës është provimi më i rëndësishëm në të cilin BE në tërësi dështoi” ka thënë ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç për Tv Pink transmeton “Bota Sot” duke shtuar se” “Është e qartë se BE nuk ka kapacitet të udhëheq dhe të jetë korrekt dhe i ndershëm në dialog”, ka thënë ai.

Me këtë hap theksoi ai shqiptarët e Kosovës po luftojnë që mos të ketë dialog dhe nuk duan bisedime dhe atë platformë nuk mund të shikohet si dokument serioz.

“Nuk duhet të shikojmë pushtetin e Prishtinës si faktor me rëndësi. Besoj se në një pjesë ata nuk kanë kapacitet të shohin çka është me rëndësi për të ardhmen. Ata këto vendime nuk mund të i marrin vetëm”, tha Stefanoviç.

Lidhur me BE ai nënvizoi se më e rrezikshme është kur jepni fjalën për diçka, pastaj atë nuk e mbani dhe njerëzit pas një kohe pushojnë të besojnë se mund të bëni diçka.

Ai tha se shqiptarët “ as për kokën e gjallë” nuk duan të formojnë Asociacionin e komunave serbe.

“Shtrohet pyetja, çka keni bërë ju nga BE, diçka konkrete? Jo deklarata, jo fluska sapuni për dy palët. Çka keni bërë konkretisht?”, pyeti ai.

“Kemi pritu një rol më të pjekur të BE-së, dike që kupton sa është i rëndësishëm stabiliteti në këtë regjion, sa është i zbehtë dhe i lënduar ai. Nuk mund të merrni përgjegjësi për diçka e më pas nuk doni të merreni me atë”, tha Stefanoviç.

Duke kritikuar BE, theksoi se asaj i interesojnë zgjedhjet “ Nuk reagoni që Prishtina nuk do dialog, vendos taksa, miraton platformë...pozitë ideale për dialog”, shtoi me ironi Stefanoviç.

Ndërsa lidhur me pronën dhe pasurinë , rastin e Trepçës, ai ka thënë se “ përsëritet kur mbështetet nga dikush. Ndërsa lidhur me thirrjen në vendimin e GJND-së të vitit 2010 tha se ky është argumenti më serioz i shqiptarëve. “Nuk është falënderuar rastësisht Thaçi Vuk Jeremiçit, është norma e vetme në të cilën thirren, duke u ndërlidhur me pyetjen e Serbisë në kohën e Tadiçit dhe Jeremiçit..”, tha ministri.

“Çka kemi fituar kur u vendosën kufijtë? Ata vendosën kufij, vendosën që të bisedohet në BE dhe jo në OKB …”, tha Stevanoviç.

Ai kritikoi qëndrimin se dy palët duhet ndalojnë provokimet, duke potencuar se “ çfarë nuk ka realizuar Serbia nga ajo që ka nënshkruar?, ndërkohë lidhur me rolin e ShBA-ve tha se në një kohë kishin rol konstruktiv dhe kërkuan heqjen e taksës duke bërë presion, por ai ka qenë skeptik se ka vetëm fjalë.

“Nuk ka iluzione se nëse do donin BE dhe ShBA ajo do detyrohej të hiqte dorë nga taksa. Por e qartë që ata nuk duan, si të presim që ata të jenë korrekt, kur bëhet presion vetëm në Serbi”, tha Stefanoviç.

Duke komentuar deklarimet e mediave se “ kundër zbuluesit amerikanë tërheqin vërejtjen se Serbia nuk bënë premtim të kot dhe do ta marr veriun me ushtri”, Stefanoviç ka thënë se “detyra e Serbisë në çdo moment është të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe politika e qeverisë sonë janë zhvillimi ekonomik dhe rritja e standardit.

Serbia është garant i serbëve në regjion, sepse ekonomikisht është e fortë, janë të forta ushtria dhe policia.

“Në gjendjen jo stabile në disa vende rreth nesh dhe në vendin tonë në lidhje me Kosovën, jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm dhe të ruajmë paqen. Ka disa që nuk janë në detyrë të njëjtë, po ne na duhet të jemi të mençur edhe të përgjegjshëm me politikën që udhëheq presidenti edhe qeveria por garantojmë siguri për serbët dhe në atë nuk heqim dorë”, përfundoi Stefanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat