Vuçiq nervozohet përsëri me liderët e Kosovës: A jeni ju mirë, çka keni ngrënë, çka keni pi?

Lajme

Vuçiq nervozohet përsëri me liderët e Kosovës: A jeni ju mirë, çka keni ngrënë, çka keni pi?

Nga: F.B Më: 10 mars 2019 Në ora: 10:46
Pas takimit të Patriarkut serb Irinej dhe presidentit të shtetit Alekasandar Vuçiq, Vuçiq ka thënë e sqaruam situatën në të cilën ndodhemi, ndërsa Irinej shtoi se me rëndësi është që shteti dhe Kisha të kanë mendim të njëjtë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se “Unë nuk pres asnjë reagim. Po shoh se ata çdo ditë kanë nga një aksion tjetër” duke u ndërlidhur me veprimit që bënë Prishtina, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Më pas ai theksoi fatkeqësisht, disa nga Serbia janë me ata dhe po marrin pjesë në veprimet e kriminalizimit të veriut të Kosovës dhe për këtë tash kemi edhe 10 fletë ndjekje për serbët kush e di për çfarë vepra.

„E keni parë, Thaçi flet për disa nga këta njerëz janë dashur të ndjekjen nga veriu i Kosovës dhe kuptimi është ata na tregojnë për aksionet e tyre të ardhshme, që janë edhe qëllimet dhe ajo çka ata mund të ndërmarrin kundër popullit tonë. Puna jonë është se ne jemi gjithmonë gati për bisedime, por me atë që duan të bisedojmë” tha Vuçiq duke shtuar se triku që ata duan të na bëjnë që ne të bëjmë diçka që ata të heqin taksat – atë film nuk do ta shohin.

„Së pari të hiqni taksat, pastaj të shohim a ka vazhdim dialogu a nuk ka. Nëse këto ju duken kushte për dialog, mos të humbim para për rrugë deri në Bruksel, sepse dialogu që Serbia të ju njeh pavarësinë dhe sovranitetin dhe të formohet Tribunal i veçantë për gjykim të serbeve për krime, që ajo gjykatë të dënojë serbët për sulme dhe krime seksuale, që të ju japim ambasadat tonë me parimin e shkëputjes, të ju japim pasurinë dhe ikonat tona, pasurinë kulturore siç keni parashikuat..a jeni ju mirë, çka keni ngrënë dhe çka keni pi, çka keni, a ka realitet dhe racionalitet tek ju?”, pyeti Vuçiq.

Ai ka shtuar se disa kanë llogaritur rritjen dhe zhvillimin e shpejt ekonomik të Serbisë dhe përkushtimi për përparim, si gatishmëri që të harrohet shteti dhe populli ynë.

„Ata njerëz janë mashtruar keq. Ne në rrethanat e rënduar do të vazhdojmë të zhvillojmë Serbinë, por as shtetin, as popullin tonë në asnjë moment nuk do ta lëmë vetëm””, tha presidenti.

Ai tha se është i zhgënjyer me faktin se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së i ka paralajmëruar me miratimin e platformës së këtillë , por nuk kanë ndërmarr asgjë.

„I kam lutur që të tërheqin vërejtjen që mos ta bënë këtë, sepse me atë Prishtina i jep fund mundësisë për çfarëdo kompromisi, sepse ajo çka ata kërkojnë është jashtë mendjes së shëndosh”, porositi Vuçiq.

Për fat të keq askush nuk reagoi. Ai ka falënderuar patriarkun Irinej që e ka dëgjuar kreun e shtetit. „ Ne do ta informojmë për hapat e mëtutjeshëm dhe jemi gati të dëgjojmë mendimin e Kishës serbe”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat