Gjilas letër të hapur Vuçiqit: Jep dorëheqje për shkak të Kosovës

Lajme

Gjilas letër të hapur Vuçiqit: Jep dorëheqje për shkak të Kosovës

Nga: F.B. Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:08
Aleksandar Vuçiq

Njëri ndër liderët e Lidhjes për Serbinë(SZS) Dragan Gjilas ka ftuar sot nëpërmjet letrës së hapur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të jap dorëheqje, sepse sipas vlerësimit të tij në bisedimet me Prishtinën ka shkatërrua pozicionin e Serbisë, andaj duhet të lëshoj rrugën më të ndershmëve, më të aftëve dhe më të mençurve, shkruan “Beta”. transmeton “Bota Sot”.

Gjilas ka theksuar se Vuçiqit i drejtohet me letër të hapur sepse ai ka thënë se me opozitën nuk ka çka të bisedoj dhe se serbët do mësojnë planin për Kosovën kur të ju a thotë shqiptarëve.

Me politikën e këtillë Vuçiq rrezikon ekzistencën e serbëve andaj duhet kërkuar përgjigje në pyetje në lidhje me bisedimet me Prishtinën.

Gjilas ka kërkuar nga Vuçiq të thotë pse në Bruksel nga bisedimet teknike u shndërruan në bisedime për status dhe kufij të Serbisë.

"Si është  mundur që dikush në 6 vite bisedime pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit të përmbush të gjitha pikat që janë lëshime të tij, ndërkohë nuk ka asnjë lëshim nga pala tjetër? Kush në bisedime jep çdo gjë, e nuk fiton asgjë", pyeti Gjilas.

Ai po ashtu shtroi pyetjen si është  mundur që Vuçiq të nënshkruaj  që policia nga veriu i Kosovës të integrohet në policinë e Kosovës, pushteti gjyqësor në sistemin e Kosovës, të mbahen zgjidhjet lokale sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa pala serbe të mos fitoj asgjë.

"A janë këto fitore në bisedime që i keni festuar 6 vite", tha Gjilas duke ia përkujtuar Vuçiqit se me vite flet se si Serbia nuk ka pasur asnjëherë më shumë reputacion edhe miq në botë.

"Toni Bler është ftuar të këshilloj Qeverinë e Serbisë, ndërsa Gerhard Shreder të flas në tubimin partiak në përvjetorin e bombardimeve. Dje ke thanë se të kanë “tradhtuar”. Kurrë nuk ke pasur miq Aleksandar Vuçiq, kështu që nuk mund të njohësh, dhe për atë se nëse dikush të jep dorën ë bënë këtë pasi ka marr çekun, kjo nuk është miqësi", vlerësoi Gjilas.

Ai pyeti pse përfaqësuesit e Listës Serbe rrinë në qeverinë e Kosovës, e cila ka vendos taksa ndaj mallrave serbe, pasi ka miratuar platformë dhe nuk zbardh vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

"Nga votat e sak varet shumica e qeverisë së Haradinajt. Pse  mbani Haradinajn në pushtet Vuçiq? Pse poshtëron Serbinë në Mynhen kur Thaçi thotë se nuk lejon Asociacionin e komunave serbe, sepse nuk është sipas ligjeve dhe kushtetutës që ai përfaqëson, ndërsa ti thua” për shkak të bisedimeve ke shkel disa herë kushtetutën tënde”, pyeti Gjilas.

Ai shtoi se kjo nuk është Kushtetuta e Vuçiqit, po e Serbisë ndaj së cilës Vuçiq është betuar kur ka marr funksionin.” Shkelja e Kushtetutës së Serbisë tërheq shumë pasoja. Sa vlen betimi yt?” pyeti ai.

Pse poshtëron qytetarët e Serbisë dhe për 6 vite refuzon të vë në rend dite të Kuvendit temën e Kosovës, shkruan Gjilas.

"A nuk meritojnë qytetarët e Serbisë të dëgjojnë planin tënd që me vite thua se ekziston? Si është e mundur që Kosova ka platformë, ka ekip të autorizuar nga Kuvendi i vetë, ka ekip për lobim në Bruksel, ndërsa ne nuk kemi? Kosova nuk është  e jotja, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të bisedosh për te sikur shet banesë", shkruan Gjilas.

Ai ka thënë se është i bindur se Vuçiq nuk ka përgjigje në asnjë pyetje që ia ka shtruar dhe do përsëris "gënjeshtra për hajna edhe tradhti".

"Sikur që e di se nuk do ndalesh në ndryshimin e kufijve, ndonëse secili i mençur e di s kjo nuk është zgjidhje. Nuk mundet zgjidhja të krijohet në fatkeqësinë e popullit serb që do mbettë andej kufirit. Zgjidhja është në pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe jo në caktimin e kufijve ",vlerësoi Gjilas, duke shtuar se pajtimi nuk mund të sillet “nga ata që kanë përgjak duart në njërën anë dhe që kanë nxit luftë edhe krime në anën tjetër".

"Çdokush që ka pak marre, do jepte dorëheqje apo do tërhiqej nga bisedimet në të cilat shkatërroi pozicionin e Serbisë. Nëse do të kishe pak konsideratë për Serbinë do lëshoj rrugën që atë punë ta bëjnë dikush më i mençur, më i aftë më i ndershëm. Ti natyrisht nuk do të bësh këtë. Ty të ngutet që s amë parë të “zgjidhesh Kosovën”. Pse është kështu do të përgjigjesh kur vjen koha. Jo mua dhe jo tash", përfundoi Gjilas në letrën e hapur dërguar Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat