Stefanoviq-Pacollit: Vuçiqit i pëlqen të jetë moler, por nuk është kriminel si ti dhe shefat tuaj

Lajme

Stefanoviq-Pacollit: Vuçiqit i pëlqen të jetë moler, por nuk është kriminel si ti dhe shefat tuaj

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:47
Nebojsha Stefanoviq dhe Behgjet Pacolli. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk duhet të luajë rolin e molerit në lojën lindje-perëndim.

Duke iu përgjigjur Pacollit, Stefanoviq ka thënë për Tanjugun se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dëshirë të bëjë punën e molerit

“Vuçiqit i pëlqen të bëjë punën e molerit, por nuk është vrasës, dhunues dhe kriminel lufte, siç është Behgjet Pacolli dhe shefat e tij”, ka thënë Stefanoviq.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalet me retorikat agresive ndaj Kosovës.

“E ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat