Simiq: Kosova me aktakuza të rrejshme po mundohet të thyejë rezistencën e serbëve në veri

Lajme

Simiq: Kosova me aktakuza të rrejshme po mundohet të thyejë rezistencën e serbëve në veri

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:46
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se Kosova po përpiqet ta thyejë rezistencën e serbëve të Kosovës duke montuar aktakuza të rreme ndaj serbëve.

Ai ka deklaruar për mediat serbe se fjala është për njerëz nga jeta politike të cilët nga qarqet kosovare janë shënjuar si persona që mund ta udhëheqin popullin serb.

Simiq theksoi se ka dëgjuar që autoritete të Kosovës këto ditë kanë përgatitur dhjetëra aktakuza kundër serbëve që po bëjnë rezistencë në veri të Kosovës.

Ai shtoi se kjo ka filluar më 23 nëntor në Mitrovicë kur, sipas tij, është bërë përpjekje për ta vrarë nënkryetarin e Listës Serbe, Milana Radoiçiqi.

Sipas fjalëve të tij, situata në terren “është nën tension të madh”, pasi  nuk mund të parashikohet cilët hapa të tjerë do të merren nga Kosova.

Ai është ankuar te bashkësia ndërkombëtare se po hesht “ndaj shumë sulmeve që po bëhen kundër serbëve kudo nëpër Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat