Serbia dhe Rusia vajtojnë vdekjen e Millosheviqit

Lajme

Serbia dhe Rusia vajtojnë vdekjen e Millosheviqit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 11:55
Sllobodan Millosheviq

Sot është 13 vjetori i vdekjes së shkaktarit të luftërave në Kosovë, të vrasjes së mbi 14 mijë shqiptarëve e dëbimit të mbi 1 milion të tyre, Sllobodan Millosheviq.

Ai vdiq më 11 mars 2006 në Tribunalin e Hagës, i akuzuar, por i pa dënuar, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë.

Medie në Beograd sot e kanë përkujtuar atë si një hero serb: Në Hagë ka mbrojtur Serbinë, veten dhe gjithë planetin e ka folur edhe për “shpërthimin e terrorizmit të ndezur në Kosovë” ,ka shkruar për të gazeta e Beogradit “veçernje novosti” e cila për ndihmë në shënimin e këtij përvjetori e ka ftuar edhe eksperten ruse për Ballkanin, Jelena Guskovën.

“Nuk është dënuar për krim e gjenocid. Popullit dhe atdheut të vet nuk ia la vulën e fajësisë. Pas vdekjes së Millosheviqit asgjë nuk ka ndryshuar. Ata që kanë bërë faturat janë po në ato adresa, interesat e tyre janë të njëjta, pas vdekjes së Milloshevoqit vetëm sa është shtyrë copëtimi i territoreve serbe, por nuk jam e sigurt se a do të ketë kërkesa të reja pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka ndihmuar e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare “ , ka thënë Guskova për këtë gazetë.

“Me atë që është ballafaquar Millosheviqi, po ballafaqohen edhe sot liderët e Serbisë. Me rëndësi është që të ndalet erozioni. Por pyetem se a është e mundur kjo”, ka shtuar Guskova duke theksuar se çfarë ka ndryshuar tash pasi Serbia sërish kërcënohet me luftë për shkak të Kosovës.

Duke e shënuar ditën e kësaj vdekjeje, janë përkujtuar edhe zërat që përpiqen që Sllobodan Millosheviqit t’i ngrihet përmendorja në Beograd sepse “ai,me punën e vet, për së gjalli ia ka ngritur përmendoren vetes”, kanë thënë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat