Fabici: BE-ja e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë

Lajme

Fabici: BE-ja e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:37
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, nuk ka komentuar sot pikëpamjet e “palëve të tjera” dhe as qëndrimin e Amerikës për Kosovën.

I pyetur që ta komentojë deklaratën e fundit nga nënsekretari amerikan  për Çështjet Politike David Hale “se pozicioni i SHBA është një njohje e pranueshme reciprokisht e Kosovës dhe Serbisë”, ai ka thënë shkurt se Brukseli është i angazhuar për arritjen e një marrëveshje mes të dyja vendeve e cila sipas tij do të jetë ligjërisht e detyrueshme, me normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Hale gjatë vizitës në Prishtinë ka deklaruar se SHBA nuk ka pozicion rreth rezultatit të dialogut Kosovë-Serbi, por insiston në njohje të ndërsjelltë.

Ai ka thënë se “tash është momenti për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, ndërsa, përmbajtja e kësaj marrëveshje, varet nga vet Kosova dhe Serbia”.

Këto komente David Hale, i bëri gjatë vizitës që realizoi të shtunën në Kosovë, ku pati takim me dyer të mbyllura me udhëheqësit kryesorë politik kosovarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat