Milivojeviç: Kisha dhe Vuçiq nuk mund të kenë qëndrim të njëjtë rreth Kosovës, ky është mashtrim klasik i opinionit

Lajme

Milivojeviç: Kisha dhe Vuçiq nuk mund të kenë qëndrim të njëjtë rreth Kosovës, ky është mashtrim klasik i opinionit

Nga: F.B Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:55
Cvijetin Milivojeviç

Analisti politik serb Cvijetin Milivojeviç ka theksuar se “Kisha ortodokse Serbe (SPC) dhe kreu shtetëror nuk mund të kenë qëndrime rreth situatës në Kosovë, si është prezantuar në opinion pas takimit të kreut të shtetit me Patriarkun Irinej dhe jo është ‘ mashtrim klasik i opinionit’”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Nuk mund të kenë qëndrime të njëjta Kisha që në Kuvendin e saj të fundit ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka largim nga ajo tezë dhe përfaqësuesve të shtetit, prej të cilëve Ivica Daçiq ka thënë se politika zyrtare për Kosovën është caktimi i kufijve, Vuçiq që ka thënë se kjo nuk është politika zyrtare dhe kryeministrja Ana Brnabiç që nuk ka ide cila është politika zyrtare në çështjen e Kosovës", ka thënë Milivojeviç.

Ai theksoi se “ka mundësi që patriarku ka devijuar nga qëndrim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe, por atëherë ai nuk udhëheq politikën e Kuvendit kishtar.

Milivojeviç ka thënë se kumtesa pas këtij takimi se “SPC dhe kreu shtetëror janë pajtuar rreth çështjes së Kosovës, është lëshuar nga dikush që ka përqeshur atë takim apo që ka dashur të dërgoj porosi të rrejshme që të qetësoj popullin.

"Pse në takim ministri i punëve të jashtme, kur tema është Kosova që është pjesë e Serbisë. A është Kosova jashtë vendit?", ka thënë Milivojeviç.

Ai nënvizoi se Partia përparimtare e Serbisë po bënë fushatë kundër të gjithë krerëve të Kishës Ortodokse Serbe që nuk pajtohen me politikën e saj për Kosovën.

"Kisha atje ka pasurinë që nuk i është kthyer, janë kthyer troshat. Kishës së pari duhet të i kthehet pasuria dhe të i thuhet cila është politika e Vuçiqit për Kosovën, a mund të hyj në një lloj bisede të atillë ", ka thënë Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat