Politikani gjerman që doli kundër intervenimit të NATO-së në Kosovë, flet pas 20 viteve

Lajme

Politikani gjerman që doli kundër intervenimit të NATO-së në Kosovë, flet pas 20 viteve

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:26
Oskar Lafontaine

Ish-politikani gjerman Oskar Lafontaine në vitin 1998 doli kundër vendimit të ish- kancelarit gjerman, Gerhard Schroder që kishte përkrahur intervenimin e NATO-së në luftën mes Serbisë dhe Kosovës. 

Pas mosmarrëveshjeve, Lafontaine kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij si Ministër i Financave dhe kishte dal nga koalicionin me partinë e tij, SPD.

Nga kjo ngjarje kanë kaluar 20 vite. Për të shënuar përvjetorin e kësaj ngjarje, ka folur vet protagonisti, Lafontaine në një intervistë për ‘General Anzeiger  Bonn”.

Lafontaine në intervistë ka treguar arsyet se pse kishte prishur raportet me ish-kancelarin, Schroder.

“Arsyeja ishte politika e tij, të cilën unë nuk mund ta mbështesja. Bëhej fjalë për hyrjen e Gjermanisë në luftën e paligjshme në Jugosllavi dhe kishte të bënte me uljen e mirëqenies sociale. Përveç kësaj, projekti im i rregullimit të tregjeve financiare globale nuk u mbështet. Sot mund të thuhet që frika ime se një ndryshim i tillë politike do të qonte në një rënie të demokracisë sociale gjermane është konfirmuar” u shprehë ai. 

“Në parim koordinimi mungonte. Pika më e rëndësishme ishte se Schroder dhe Fischer i kishin premtuar presidentit të SHBA-ve, Bill Klinton pjesëmarrjen në luftën e Jugosllavisë pa më njoftuar mua, kryetarin e partisë SPD. Ky ishte përfundimi i çdo bashkëpunimi” tha Lafontaine.

Image

Gerhard Schroeder, Joschka Fischer dhe Oskar Lafontaine, 1998

Në fund të intervistës ai tha Gjermania duhet të ketë marrëdhënie të mira edhe me Rusinë dhe jo vetëm me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat