Takimi i Vuçiq me këshilltarët e Merkel deri pas mesnatës – pas takimit, heshtje, as deklarata as kumtesë - Bota Sot
Takimi i Vuçiq me këshilltarët e Merkel deri pas mesnatës – pas takimit, heshtje, as deklarata as kumtesë

Lajme

Takimi i Vuçiq me këshilltarët e Merkel deri pas mesnatës – pas takimit, heshtje, as deklarata as kumtesë

Nga: F.B. Më: 12 mars 2019 Në ora: 08:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takim të gjatë me këshilltarët e kancelares Angela Merkel. Por pas përfundimit të takimit, pjesëmarrësit nuk kanë dhënë deklarata apo kumtesë lidhur me takimin, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Mësohet se takimi mes kreut të shtetit serb dhe zyrtarëve gjerman ka zgjatur mbi dy orë, por nuk ka pas kumtesë zyrtare apo deklarata.

Sipas këtij mediumi, zyrtarët gjermane Jan Heker këshilltari kryesor i çështjeve të politikës së jashtme të kancelares Merekel dhe këshilltari për çështje të Ballkanit Matias Litenberg, në kryeqytetin serb arritën pas takimeve që kanë pasur në Prishtinë, në përpjekjet që të bindin Beogradin dhe Prishtinën të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Ata gjatë ditës kanë zhvilluar takime me liderët e shqiptarëve në Prishtinë, në të njëjtin qëllim.

Burime diplomatike kanë theksuar se takimi i zyrtarëve gjermane me presidentin Vuçiq mund të jetë vendimtar kur është fjala për ardhmërinë e dialogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...