Aleksiq: Vuçiq do të bëjë skenar të ri me Thaçi e Haradinajn

Lajme

Aleksiq: Vuçiq do të bëjë skenar të ri me Thaçi e Haradinajn

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:06
Miroslav Aleksiq

Zëvendës shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Partia Popullore, Miroslav Aleksiq, kërkoi sot nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq të di arsyen e vazhdimit të qëndrimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

"Ata thjesht nuk vijnë në seanca, por në thelb punojnë në qeveri dhe marrin paga. Pse njerëzit tanë janë ulur në një qeveri që ende nuk i ka zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviq, e cila ka vendosur taksën, miratoi një platformë negociuese dhe nuk përmbushi asgjë nga marrëveshja e Brukselit," tha Aleksiq në një konferencë shtypi.

Ai tha gjithashtu se platforma e Kosovës për dialog u miratua me votën e deputetit të Partisë së Pavarur Liberale Sllobodan Petroviq.

Aleksiq tha se qytetarët janë sjellë para "aktit përfundimtar, kur do t'u thuhet se është më mirë të dorëzohet një pjesë e territorit të Serbisë sesa të shkohet në luftë".

"Vuçiq tashmë do të bëjë një skenar të ri me partnerët e koalicionit Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, për t'ua bërë qytetarëve më të lehtë dhe pa dhimbje që të pranojnë për të hequr dorë nga territoret e tyre", tha Aleksiq.

Ai tha se vrasja e Oliver Ivanoviq ishte politike, një tjetër pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiq, prapaskena politike e të cilit ende nuk është zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat