Platforma e Kosovës “tmerron” Beogradin: Në dialogun e Brukselit ka rënë terri katran i zi

Lajme

Platforma e Kosovës “tmerron” Beogradin: Në dialogun e Brukselit ka rënë terri katran i zi

Nga: F.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:50
Vladislav Jovanoviç

Çka do të bëjë Prishtina pas platformës së Prishtinës për çështjen e Kosovës? Ka mundemi, a çka duhet të bëjmë? Në emisionin "Në shenjë të Lazanskt" folën Vladislav Jovanoviç, ish-ministër i punëve të jashtme të SRJ, historiani Aleksandar Rakoviç dhe Igor Simiq nga Lista Serbe nga Mitrovica.

Duke falënderuar platformës që kohë më parë miratuan pushtetarët e Prishtinës për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ka rënë terri i plotë i zi mendon Jovanoviç dhe është pyetje a do del dielli ndonjëherë, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Ndoshta duhet menduar një drejtim tjetër të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, me partnerët e njëjtë apo tjerë. Po vërtetohet vërejtja e para 6-7 vieteve se Beogradi ofron dhe nuk merr asgjë.

Tri anët, Brukseli, Uashingtoni dhe Prishtina, sipas Jovanoviç kanë interes unik kompakt në bisedime për statusin e Kosovës qëndrojnë kundër Serbisë.

"Të gjithë kanë një interes, që ne të na imponojnë lakun rreth qafës, që di thotë pranimin e “realitetit të ri ‘. Çdo gjë që është bërë deri tani ka shkuar në atë qëllim dhe ishte inspiruar me ndonjë kompromis. Kompromisi ishte mjegulla që duhej të fshihte qëllimin e tyre, gjë që nuk e fshehin më", tha Jovanoviç.

Ndonëse nga pala amerikane ka shenja të jashtme se mund pranohet një marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës, çdo gjë shpie drejtë faktit se Beogradi duhet ë nënshkruaj marrëveshjen gjithëpërfshirëse obliguese me Prishtinën dhe barazimin shkallë shkallë të Kosovës me Serbinë në obligime edhe si shtete sovrane.

"Ne duke pritur parime principiele nga bashkëbiseduesit kemi pranuar pavëmendshëm të barazohemi me atë realitet. Ata tani janë brutal jo vetëm amerikanët por edhe gjermanët, zyrtarët e të cilës thonë hapur se pritet pranim dhe hapje e rrugës së Prishtinës në OKB dhe mos të bëjmë asgjë në tërheqjen e njohjeve", tha Jovanoviç.

Është e qartë se platformën se ka shkruar vetëm Prishtina, në vend që Beograd të bisedoj me Prishtinën, o duhet të bisedoj me Uashingtonin, mentorin e Kosovës së pavarur. Beograd duhet të bisedoj me ofertën shumë më të mirë nga ShBA.

"Duan të mbyllin dyert për kompromis territorial dhe që Serbia me problemet tjera që ka në vend, të vendoset në gjendje të mbylljes së brendshme dhe me dobësimin të jetë plotësisht e gatshme që të pranoj çfarëdo q ëi ofrohet", tha Jovanoviç.

Serbia ndaj problemit të Kosovës thotë Rakoviç, pas platformës duhet të jetë më energjike, me çka nënkupton nevojën që të jetë më e qartë ndaj shqiptarëve me vetëdijesimin e opinionit se pas tyre qëndron Amerika.

Apetitet shqiptare janë shumë më larg se Kosova, disa apetite shkojnë deri në Sjenicë sipas Rakoviç ajo nuk ka synim caktimin kufijve. Kosova nuk është shtet është anti shtet i krijuar në konceptin e ngjashëm që Amerika ka ofruar mafisë në Sicili në luftën e dytë botërore. Aso kohe ShBA në zëvendësim për mbështetje aleatëve dhe zbarkim në Sicili iu ofruan të krijojnë Sicilinë anti shtet në Itali.

"Kjo q kemi marr ne , me Malin e Zi dhe terroristët shqiptar në Kosovë, që janë dy anti shtete. Atë q gnu fitoi Italia në vitin 1943, e fituam ne më 2006 dhe 2008 edhe më herët kur ekzistonte SRJ", tha Rakoviç.

Në perspektivë nuk ka zgjidhje tjetër por që problemi i Koosvës të zgjidhet me forcën e shtetit serb kur ka kushte të volitshme.

"Pasi kushte të volitshme nuk do ketë në kohën e shpejtë të ardhme, atëherë duhet ruajtur status quo, por të bisedohet. Bisedimet nuk pengojnë, por çdo përpjekje për zgjidhje shkon në dëmin tonë, sepse shpërfaqen edhe çështjet tjera për zgjidhje Stara Ras (Sanxhaku) dhe Presheva e Bujanovci, nëse nuk janë pako e zgjidhjes së keqe, pastaj Vojvodina dhe Republika Srpska", mendon Rakoviç.

Shqiptarët nuk heqin dorë nga platforma edhe nëse nisen nga fillimi bisedimet dhe nëse hiqen taksat.

"Nuk ka vend për hapa emotiv e të ngutshëm” shprehet Simiq. Apa njerëz nuk ke pse bisedon, ndërsa njerëzit janë ajo që duhet ruajtur në Kosovë.

Disponimi i qytetarëve është se ata janë të gatshëm të mbijetojnë në këto hapësira, sikurse edhe nevoja e domosdoshme e ruajtjes së paqes edhe sigurisë shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat