Dy gazetarë të “Danas” thyejnë propagandën serbe: Kemi folur dhe shëtitur lirshëm në Prishtinë, askush as shtrembër nuk na ka shikuar

Lajme

Dy gazetarë të “Danas” thyejnë propagandën serbe: Kemi folur dhe shëtitur lirshëm në Prishtinë, askush as shtrembër nuk na ka shikuar

Nga: F.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 21:40
Ilustrim

Ditë më parë dy gazetarë të rinj nga “Danas”, Una dhe Milosh, kanë vizituar për herë të parë Prishtinën, ku janë befasuar se nuk ju ka ndodhur asgjë nga ajo që ishin paralajmëruar.

Më poshtë sjellim tekstin e tyre në “Danas”,  transmeton “Bota Sot”:

 „Çka do atje, është rrezik“, „Mos fol serbisht në rrugë”, “ kur flisni mes vete, flisni anglisht”, “Nëse ju pyesin kush je nga je, thuaju se je nga Polonia”.

Këto janë disa nga reagimet e miqve, kur kanë dëgjuar vendimin se me punë do të shkojmë në Prishtinë. Ndonëse shqetësimin  e tyre dhe qëllimin nuk e kemi vënë në pyetje, katër ditë të kaluara në kryeqytetin e Kosovës ishin të mjaftueshme që vetes edhe të afërmve dhe lexuesve të ju dëshmojmë se frika dhe shqetësimi rezultat i propagandës shumëvjeçare të mediave për “shqiptarët e këqij dhe të egër” që me fjalën e parë serbisht të “servojnë” goditjen në kokë, apo diçka më serioze.

A do ju gënjenim nëse ju themi se në mëngjesin para nisjes, kolegia Una dhe unë nuk kemi hetuar një tension të lehtë? Do ju gënjenim, e nuk duam sepse kjo nuk është mirë. Por çdo tension ka ikur qysh në automjet, ende pa dal nga Beogradi. Në atë hapësirë në katër rrota, kemi njohur kolegët e Tv rrjetit Slavenin dhe Bobanin, që nuk numërojnë më udhëtimet e tyre në Prishtinë. Kur dëgjuan se për herë të parë shkojmë “poshtë” filluan të na tregojnë për galeritë, kafiteri, vendet ku hahet mirë, njerëzit interesant me të cilët janë shoqëruar, bashkëbiseduesit që kanë intervistuar. Jemi shikuar mes vete dhe kuptuam se po shkojmë në qytetin që është  “si çdo tjetër qytet” dhe tensionet e frikës nga e panjohura janë kthyer në emocione këndellje për shkak të njohjes me të panjohurën.

Pas 5 orëve udhëtim arritëm në Prishtinë. Para hotelit na priti nikoqiri ynë Bashkimi. Kishim kohë vetëm të vendosemi dhe lëmë gjërat dhe u nisëm në intervistën e caktuar. „Mirë se vini në Prishtinë. Si keni udhëtuar? Çka do që ju duhet, vetëm drejtohuni tek unë“, ishin fjalët e para të recepsionistes miqësore në gjuhën serbe. Me Bashkimin jemi drejtuar për në Fakultetin e Arteve përmes qendrës së qytetit në Prishtinë. Kemi komunikuar zëshëm në serbo-kroatisht (Bashkimi tash 12 vite jeton dhe punon në relacionin Prishtinë- Zagreb). Nganjëherë jemi ndalur në kohën që nikoqiri ynë përshëndetej me të njohurit e vetë.

Na ka njoftuar me ata dhe gjithçka që kemi dëgjuar ishin fjalë mirë se ardhje.

Ato katër ditë siç përmendëm, kemi fol serbo-kroatisht. Pothuajse kudo. Për katër qarkullim nëpër Prishtinë për së gjati edhe për së gjeri, nëpër institucione, zyre, banesa, teatro, shitore, kafiteri nuk kemi pasur as edhe një problem – askush as shtrembër nuk na ka shikuar, e larg qoftë të na kërcënojë apo fyejë. Përkundrazi kah kemi kaluar edhe kënd kemi takuar, janë sjellë shumë miqësor, mikpritës dhe të gatshëm për bisedë. Këshillat e miqve tanë që të prezantohemi si gazetarë të Polonisë na janë dukur qesharake, por edhe trishtuese. Kemi pyetur sa njerëzit në Serbi janë të bombarduar me propagandën mediale 24 orë në shtatë ditë, për qytetin në të cilin kemi kaluar shumë moment të këndshme për një kohë të shkurtër, që ende përceptohet si territor armiqësor në të cilin nuk shkohet.

Pas kthimit në Serbi detyra jonë nuk ka përfunduar. Tek është fillimi. Gjithmonë në secilin vend edhe takim, do të flasim se qyteti është qytet, se njerëzit janë njerëz, ndërsa propaganda ka vetëm një synim – që neve njerëzve të zakonshëm, të na largoj nga tjerët, me qëllim që ata me urdhrin e disave që na “servuan” të betonohen në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat