Kërcënon Daçiq: Do të intervenojmë nëse rrezikohen serbët në Kosovë

Lajme

Kërcënon Daçiq: Do të intervenojmë nëse rrezikohen serbët në Kosovë

Nga: F.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:33
Ivica Daçiq

“Veriu i Kosovës është bërë ‘opsesion” për shqiptarët, ia kemi tërhequr vërejtjen KFOR-it dhe NATO-së se do të intervenohet nëse sulmohen serbët në veri. Asnjë dokument nuk ishte kundër dialogut sikurse platforma, me çka anulohet marrëveshja e Brukselit” ka thënë ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiq, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Nuk ka një apel unik të bashkësisë ndërkombëtare që Prishtina të heq taksën ndaj mallrave serbe, për këtë arsye ato vazhdojnë të mbeten ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se “ShBA kanë interes të hiqen taksa, të vazhdohet dialogu sepse dëshirojnë për vete një plus politik”.

Image

“Disa vende të BE-së nuk duan heqjen dhe vazhdimisht flasin Haradinajt që mos të i heq taksat. Ata duan që dialogu të vazhdojë dhe kur të ulen të gjithë të heqin taksat” ka thënë Daçiq.

Ai përkujton se Britania e Madhe nuk ka dënuar hapat e Prishtinës dhe qëndrimin për mos ndryshim të kufijve. Edhe Gjermania shton se nuk është e pajtimit për ndryshim të kufijve, por nuk mbështet atë që bënë Haradinaj.

“Britania e Madhe, sipas mendimit tonë trimëron Haradinajn që mos të heq taksat, nuk i pëlqen ideja e kompromisit dhe i pengon se nuk janë faktor udhëheqës. Nuk mendojnë se duhet të zgjidhet çështja. Propozojnë zgjidhje që nënkupton se duhet të njihet Kosova në kuadër të kufijve ekzistues dhe veriu me autonomi të gjerë” thotë Daçiq.

Image

Me miratimin e vendimit të taksave dhe platformës nga Prishtina, u ndërpre dialogu, ndërsa qëndrimi i Beogradit është ai mund të vazhdoj vetëm kur të hiqen taksat.

Po vështirësojnë rrethanat, për shkak të zgjedhjeve në BE por edhe atyre amerikane, që mund të ndodhë që demokratët të vijnë në pushtet në ShBA, që kanë qëndrim se nuk ka çka të bisedohet dhe se Serbia duhet të njoh Kosovën.

“Asnjë dokument nuk ishte më shumë kundër dialogut se platforma, Me atë anulohet marrëveshja e Brukselit. Në platformë janë renditur dëshirat që Serbia duhet të i plotësoj. Ajo platformë nuk ka asnjë rëndësi, as që do pranojmë diçka nga ajo, Kjo është dëshmi sa ata janë kundër zgjidhjes s kompromisit” – nënvizon ministri.

Lidhur me “unazën e çeliktë”, Daçiq ka thënë se “Serbia ia ka tërhequr vërejtjen KFOR-it dhe NATO-së se do intervenoj nëse sulmohen serbët në Kosovë.

“Serbia nuk do të lejoj që të sulmohen serbët në Kosovë. Natyrisht nuk do të lejohet sulmi në të gjithë Kosovën, por veriu është opsesioni i tyre”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat