Borrelli në Beograd: Spanja mbështet një zgjidhje kompromisi Serbi-Kosovë

Lajme

Borrelli në Beograd: Spanja mbështet një zgjidhje kompromisi Serbi-Kosovë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:55
Josep Borrell në Beograd

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Josep Borrell, po qëndron në Beograd në një vizitë zyrtare, ku pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se shteti i tij kundërshton shpalljen e, siç ka thënë, njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por mbështet kompromisin.

Borrell tha se Spanja mbështet gjetjen e zgjidhjes së kompromisit në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Vuçiqi ndërkaq, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, e falënderoi Spanjën për qëndrimin e saj në raporton me Kosovën.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media nga kabineti i Vuçiqit, ky i fundit i ka thënë shefit të diplomacisë spanjolle se Serbia “vepron me përgjegjësi, sepse i ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit” ndërsa në të njëjtën kohë vepron edhe “arsyeshëm dhe me përmbajtje, sepse nuk u është përgjigjur me masa reciproke taksës që e ka vënë Prishtina ndaj mallrave nga Serbia qendrore”.

“Ndërkaq, Prishtina, me miratimin e platformës, ka treguar se është kundër Dialogut dhe me të në të vërtetë e ka vulosur fundin e tij”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se nuk e di se çfarë do të jenë lëvizjet e ardhshme të Prishtinës, por Serbia do të jetë e përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat