Kërkohet burgim deri në 28,5 vite për shtetasit turq që u deportuan nga Kosova

Lajme

Kërkohet burgim deri në 28,5 vite për shtetasit turq që u deportuan nga Kosova

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:04
Shtetasit turq të depërtuar

Për të dyshuarit tashmë në paraburgim kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj me akuzat "Drejtim i një organizate terroriste të armatosur" dhe "Spiunim ndërkombëtar"

Prokuroria në Turqi ka hapur aktpadi kundër gjashtë pjesëtarëve gylenist të sjellë në Turqi nga Kosova vitin e kaluar përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktakuza ndaj të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është përgatitur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.

Aktakuza është pranuar nga ana e Gjykatës se Krimeve të Rënda të Stambollit, ndërsa për të dyshuarit tashmë në paraburgim kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.

Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat