Daçiq kërcënon (në paralajmërimin për hyrje në Trepçë): Mos luani me zjarr

Lajme

Daçiq kërcënon (në paralajmërimin për hyrje në Trepçë): Mos luani me zjarr

Nga: F.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:11
Ivica Daçiq

“Të gjithë faktorëve ndërkombëtare qartë iu thënë se secili intervenim ushtarak, që dëmton marrëveshjen e Brukselit, me NATO-n dhe KFOR-it do të nxis reagimin e Serbisë, ka thënë ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Të gjithë e dinë se askush nuk guxon të luaj me zjarr dhe presin që Serbia nuk reagon. Serbia do të reagoj ", ka thënë Daçiq gazetarëve duke komentuar njoftimet se pushteti i Kosovës planifikon ndërhyrje në objektin e Trepçës në veri të Kosovës.

Ai ka shtuar se “Serbia nuk do të lejoj që të jetë pjesë e problemit dhe nuk bashkëngjitet mënyrës në të cilën funksionon pushteti I Prishtinës në periudhën e fundit – sjelljen e vendimeve të njëanshme, që nga vendosja e taksave, formimin e ushtrisë, miratimin e platformës”.

Daçiq ka nënvizuar se “platforma nuk është për, por kundër dialogut, se është ultimatum për Serbinë, dhe Beogradi nuk ka qëllim të shqyrtoj diçka të tillë”.

"Ata thonë se në fund do të na njohin, Kur dëgjoni diçka të tillë, mendon a janë ata njerëz të vetëdijshëm në çfarë pozite ndodhen. A janë të vetëdijshëm, që kur unë ulem në Këshillin e Sigurimit para meje qëndron e shkruar – Serbia, ndërsa kur ata ulen, qëndron emri dhe mbiemri i tyre? A është e drejtë apo nuk është, ajo gjendje reale ", tha Daçiq.

Ai porositi Prishtinën se do të kenë marrëveshje, nëse duan marrëveshje dhe kompromis, por nëse nuk duan në atë mënyrë, të mos mendojnë se janë më të fortë se Serbia, e cila nuk do ndërmerr asgjë që të provokoj konflikte.

Në konstatimin se numër më i madh i diplomatëve vijnë në Prishtinë dhe a ka ndryshime konkrete kur bëhet fjalë për platformë dhe taksa, Daçiq ka thënë se Serbia e gëzon numri i madh i diplomatëve dhe përfaqësuesve që vijnë, por bëhet fjalë për “lojë të dyfishtë”, sepse nuk reagojnë të gjithë në të njëjtën mënyrë”.

"Disa fshehtas nxisin Haradinajn dhe të tjerët që të jenë ekstrem, me qëllim të pengimit të dialogut dhe thonë se Serbia duhet të njoh Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë, A duan marrëveshje? Do të kemi marrëveshje në bazë të kompromisit. Nuk doni? Nuk do të kemi marrëveshje gjithë-fare. Kjo është variant më e keqe, por në atë rast ne nuk heqim dorë nga interesi kombëtar dhe shtetëror ", përfundoi Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat