Hoxha Sadullah Bajrami: Vajzat nuk kanë të drejtë të zgjedhin me kë të martohen

Lajme

Hoxha Sadullah Bajrami: Vajzat nuk kanë të drejtë të zgjedhin me kë të martohen

Më: 14 mars 2019 Në ora: 07:14
Sadullah Bajrami

Është tashmë e njohur se shumica e imameve shqiptarë janë shumë misogjinistë. Por, disa deklarata të tyre nuk mund të cilësohen vetëm si qëndrime të tyre dhe liri e shprehjes ngase janë nxitje e diskriminimit dhe paragjykimit. Njëra nga këto është edhe deklarata e imamit nga Maqedonia, Sadullah Bajramit se gratë nuk duhet të zgjedhin më kë të martohen.

Ai njohjen dhe vendosjen për martesë nga vetë vajzat dhe gratë e cilëson si martesë të papranuar dhe imoralitet.

“Cdo niqah (martesë) pa lejen e babës është i pavlefshëm” , thotë hoxha

Gjithashtu, të palejuar e konsideron edhe grabitjen e vajzave, por jo pse është krim dhe cenon integritetin e vajzës por sepse bëhet pa lejen e babait të saj. Për më tepër ai grabitjen e vajzes e konsideron si grabitjen e veturës.

“Femra nuk guxon të martohet pa pajtimin e prindit. Njani niher me tha, a bën bre me grabitë sa baba i vet spo ma jep, unë i thash, a bën me ia vjedhë kerrin babgjyshit tend”, tregon hoxha gjatë ligjeratës.

Gjatë kësaj ligjerate fton që vajzat dhe gratë të mos lejohen ta përdorin internetin se kështu ato mund ta gjejnë lirinë e tyre, e siç e konsideron hoxha, devijimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat