Ankohet Gjuriq: BE i ka premtuar Vuçiqit se nuk do të ketë platformë

Lajme

Ankohet Gjuriq: BE i ka premtuar Vuçiqit se nuk do të ketë platformë

Nga: F.B Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:13
Gjuriq

“Kam qenë i pranishëm kur zyrtarë të BE-së i kanë premtuar Vuçiqit se nuk do të ketë platformë, është e qartë ata nuk duan dialog sepse në krye të ekipit kanë Fatmir Limajn që ka vrarë civil” ka thënë Marko Gjuriq drejtor i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovën, ndërkohë q komenton edhe detaje nga miratimi i këtij dokumenti në Prishtinë, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se “ është e qartë se Prishtina nuk dëshiron dialog, gjë që shihet nga fakti se në krye të ekipit negociator ka vendos Fatmir Limajn që ka vrarë civil serb” ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka theksuar se “platforma e Kuvendit të Kosovës  për bisedime me Beogradin pamundëson normalizimin dhe stabilitetin e përhershëm".

“ Si mund të bisedojmë në bazë të asaj platforme” ka pyetur Gjuriq dhe ka shtuar se në Kosovë është krijuar “ atmosferë toksike dhe rreth kësaj flet edhe raporti i Departamentit të Shtetit ku janë regjistruar sulmet në serbë”.

Gjuriq ka thënë se ka qenë prezent kur zyrtarë të lartë nga Brukseli i kanë thënë presidentit Vuçiq që iu pat tërhequr vërejtjen për platformën se “ kuptojnë shqetësimin dhe do bëjnë gjithçka që mos të vij deri tek ajo ".

Deri sot sipas tij kanë kaluar plotë 2 mijë e 155 ditë nga mos plotësimi i marrëveshjes për bashkësinë e komunave serbe.

Ai ka kilikuar liderin e Partisë Liberale Serbe dhe deputetin Slobodan Petroviq që në vend të “protestoj kundër zhvillimeve në Kosovë mbështet protestën e opozitës serbe "1 nga 5 milionë".

Gjuriq ka thënë se është ironi dhe absurd që “ ata që kanë bartur bisedimet nga OKB në BE sot sulmojnë Vuçiqin ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat