"New York Times" akuzë e rëndë për UNMIK-un: Ata mbrojtën vetën nga helmimi, por jo edhe tjerët

Lajme

"New York Times" akuzë e rëndë për UNMIK-un: Ata mbrojtën vetën nga helmimi, por jo edhe tjerët

Nga: F. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:27
Familjet romë

Eksperti OKB-së për drejtat e njeriut Baskut Tunçak ka kritikuar ashpër OKB për shkak të neglizhencës ndaj qindra familjeve rome në Kosovë, viktima të helmimit me material toksike, ka shkruar “New York Times”, transmeton “Bota sot”.

Rrethanat në të cilat ishin nënshtruar rreth 600 familje rome në Kosovë “kërkon kompensim individual dhe kërkim falje nga OKB” ka thënë Tunçak, raportuesi special i OKB-së për pasojat e ekspozimit dhe materieve toksike për të drejtat e njeriut.

Ai ka shtuar se është  "thellësisht i zhgënjyer" me inert-etin e OKB-së kur është fjala për këtë rast, që vë në pyetje integritetin e kësaj organizate.

Familjet romë ishin të detyruara që në vitin 1999 të jetojnë në kampe që ka ndërtuar OKB në hapësirën tokësore ku kishte mbetje toksike nga shkritorja e plumbit.

“Gjysma e popullatës në kampe ka qenë moshë e re, fëmijë deri 14 vjet, që janë posaçërisht të ndjeshëm në helmimin me plumb, që mund të sjell dëmtim të përhershëm të sistemit nerurologjik dhe të ndikoj negativisht në tru” ka thënë Tunçak.

Këto familje rome, me vite janë ankuar se mbetjet toksike po nxisin sëmundje vdekje prurëse.

Ata mbrojtën vetë por jo edhe tjerët

Kritika e raportuesit Tunçak ka ardhur tri vite pasi Komisioni i OKB për të drejtat e njeriut ka shqyrtuar këtë rast dhe ka konstatuar se misioni i OKB-së në Kosovë ka vepruar pakujdesshëm, thuhet në mediumin amerikan. Ky komision në raportin e vitit 2016 ka vërtetuar se UNMIK është “përgjegjës për rrezikimin e jetës, shëndetit dhe zhvillimit normal të ankuesve që kanë lindur dhe janë rritur në këto kampe”.

“UNMIK ka ndërmarr masa në mbrojtjen e paqeruajtësve të OKB-së nga ekspozimi i materieve toksike në vitin 2000, por nuk k mbrojtur familjet rome në kampe deri në vitin 2006”, tha ai.

Duke shtuar se beson se ekspozimi ndaj materieve toksike ka kontribuar vdekjes së disa fëmijëve në ato kampe.

Pas raportit të Komisionit, OKB ka njoftuar formimin e një fondi për ndihmë familjeve rome dhe njerëzve të kampeve, por nuk janë siguruar mjete duke shpresuar se këtë do ta bëjnë nga donatorët.

Fondi pa donatorë

Tunçak ka përkujtuar se Fondi është krijuar në vitin 2017, por deri tash nuk ka pranuar asnjë donacion.

“Zgjidhja që OKB ka ofruar është ko operative dhe mungesë e fondeve që nuk do  të siguroj as drejtësi as elemente efikase të barnave për viktimat. Kredibiliteti i OKB është vënë në pyetje. Ata duhet të reformojnë qasjen e vetë dhe të mobilizojnë resurset që të aplikojnë rekomandimet e Komisionit të drejtave të njeriut pas shtyrje”,  ka përfunduar zyrtari i OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat