Ish-deputeti i Kosovës: Çika e kriminelit serb Arkan dhe fëmijët e udbashëve shqiptarë, janë fëmijë të prindërve kriminelë!

Lajme

Ish-deputeti i Kosovës: Çika e kriminelit serb Arkan dhe fëmijët e udbashëve shqiptarë, janë fëmijë të prindërve kriminelë!

Nga: N.Sh Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:50
Vajza e kriminelit serb Arkan

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka komentuar në lidhje me dashurinë e shprehur të Sellmës për çikën e kriminelit serb Arkan.

Tali përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se, të gjithë fëmijët që e gëzojnë pasurinë e prindërve kriminelë janë të njëjtë.

E të njëjtë i quan edhe fëmijët e udbashëve në Kosovë.

Tali thotë se, për mos me pas lidhje fëmijët e pridnërit e tyre atëherë duhet që me heq dorë nga pasurie e fëmijve, përndryshe janë të njëjtë.

“Pra, edhe fëmijët e kriminelëve shqiptarë, qofshin ata të atyre udbashëve të dikurshëm apo patriotëve të sotshëm, të cilët i gëzojnë pasuritë e pridërve tyre (apo benificionet) janë të njejtë!!!”, shkruan Tali.

Ja postimi i plotë:

Diçka për këtë far Sellmën (për të cilën kurrë s'kisha dëgju përpara - shih sa injorant jam), që krejt FB "kokan çu peshë".

Për mua gjithë ata fëmijë që e gëzojnë pasurinë e prindërve kriminelë janë të njejtë. Arkani ishte vetëm një kriminel i guximshëm që bëri pasuri në mënyrën e tij. Ai, për mendimin tim, nuk ndryshon aspak (në substancë) nga kriminelët tjerë, që u pasuruan ndoshta jo me aq dhunë si Arkani (për shkak se ishin/janë ma tuca e jo parimeve), por me krime tjera.

Pra, edhe fëmijët e kriminelëve shqiptarë, qofshin ata të atyre udbashëve të dikurshëm apo patriotëve të sotshëm, të cilët i gëzojnë pasuritë e pridërve tyre (apo benificionet) janë të njejtë!!!

Veç dallimi është se kur t'ju thuash bie fjala pasëardhësve udbashë, menjëhere kërcejnë 'liberaLLcat" me "çka ka lidhje x y fëmi i kujt është!!!".

Për mos me pas lidhje se "fëmijtë e kujt janë" ata duhen me hjek dorë prej gjitha trashigimive dhe benificioneve të prindërve tyre!!!

Për ndryshe janë fëmijë të udbashëve (dhe kriminelëve tjerë) dhe duhet të identifikohen si të tillē!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat