Mur me Brnabiç: I domosdoshëm vazhdimi i kërkimit të kompromisit për çështjen e Kosovës

Lajme

Mur me Brnabiç: I domosdoshëm vazhdimi i kërkimit të kompromisit për çështjen e Kosovës

Nga: F. B. Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:16
Brnabiç, Riçard Mur

Kryeministrja e Serbisë ka biseduar sot me zyrtarin britanik Riçard Mur, ku ka potencuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe kërkimit të zgjidhjes së kompromisit për Kosovën”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Brnabiç ka thënë se vendosja e taksave, formimi i ushtrisë dhe platformë e dialogut janë hapa më të cilët Prishtina tregon se nuk po mendon për dialog dhe hedh poshtë secilën mundësi për kompromis.

“Sjellja e Prishtinës, po ndikon negativisht në jetën e qytetarëve të Kosovës pa marr parasysh nacionalitetin, por edhe në sigurinë në regjion. Hapat e Prishtinës janë kundër produktiv dhe shpresojmë se do ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare në heqjen e taksës dhe vazhdimin e bisedimit.

Ajo ka falënderuar Britaninë e Madhe për bashkëpunimin e deritashëm duke shpreh gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit  në të gjitha sferat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat