Gani Geci: LPK-ja e Bukoshi s’i mbajtën fjalët, s’i ndihmuan Jasharët

Lajme

Gani Geci: LPK-ja e Bukoshi s’i mbajtën fjalët, s’i ndihmuan Jasharët

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:08
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka folur për premtimet që i janë bërë Jasharëve nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe nga Qeveria Bukoshi.

Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se as LPK’ja, e as qeveria e udhëhequr nga Bujar Bukoshi, nuk i mbajtën fjalët dhe nuk i dolën në ndihmë Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“Ata (LPK) i kanë premtuar Adem Jasharit që t’i sjellin armë”, ka thënë Geci. “E, Bukoshi i ka premtuar Rifat Jasharit që do t’i financojnë”, ka treguar ai.

“Asnjëri s’ka ndihmuar”, ka thënë Geci. “S’kanë pasur fuqi asnjëra palë t’i ndihmojë, as Ademit, as askujt”, është shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat