Tronditë Marko Gjuriq: Thaçi dhe Veseli qëndrojnë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit

Lajme

Tronditë Marko Gjuriq: Thaçi dhe Veseli qëndrojnë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:01
Oliver Ivanoviç

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prapa vrasjes së ish-liderit serb, Oliver Ivanovic, qëndron “bosi” i krimit në veri, Millan Radojicic.

“Të gjitha indikacionet e instancave të sigurisë së Republikës së Kosovës të çojnë tek ai i cili është njëri prej organizatorëve të vrasjes së Oliver Ivanovicit dhe është në autoritetin e institucioneve përkatësë të Republikës së Kosovës, ndërmarrja e veprimeve”, ka thënë Thaçi.

“Është me rëndësi jetike për shtetin e Kosovës që ajo vrasje të zbardhet dhe të gjitha drejtimet apo pistat çojnë që urdhërues i vrasjes se Ivanovicit është pushteti aktual në Beograd dhe bota këtë fakt duhet ta dijë”, ka shtuar tutje ai.

E pas kësaj deklarate të presidentit Thaçi ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq, i cili ka deklaruara sot se “janë gjithnjë e më të sigurt se pushteti aktual i Prishtinës qëndron prapa vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviç dhe pret që organet hetuese të Serbisë së shpejti të ofrojnë dëshmi rreth këtij rasti”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

"Jemi gjithnjë më të sigurt se (Hashim) Thaçi, (Kadri) Veseli dhe pushteti aktual në Prishtinë qëndron direkt pas vrasjes së Oliver Ivanoviç dhe pres që organet tona hetuese së shpejti të ofrojnë dëshmi rreth këtij rasti dhe të marr vesh e gjithë bota. Për këtë arsye Prishtina në vend të vringëllimës me armë duhet të mendoj dhe përgatitet për përgjigje para organeve të drejtësisë", ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se Serbia nuk kërcënon askënd, dhe në dallim nga Prishtina respekton qytetarët e saj, ndërsa serbët në Kosovë nuk duhet të shqetësohen për shkak “të vringëllimës së Thaçit me armë”, sepse shteti serb do të kujdeset për sigurinë dhe ardhmërinë e tyre.

"Pushka e Thaçit është e zbraztë, sikurse edhe aktrimi që bënë për vazhdimin e dialogut me Beogradin, që vazhdon vetëm në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtare. Kërcënimet e Prishtinës janë fytyra e vërtetë e tyre politike, qindra sulme ndaj serbëve pa dënime, kjo është politikë e së kaluarës", tha ai.

Sipas tij Serbia do të vazhdojë të luftojë për ardhmërinë e qytetarëve të vetë, përfshirë qytetarët në Kosovë pa dallim vendin besimit dhe nacionalitetit.

"Do të luftojmë të ardhmëri, për jetë më të mirë të qytetarëve tanë shqiptarë në komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, që kurrë në Serbinë qendrore nuk do të jenë të pa mirëpritur dhe të diskriminuar si serbët në Kosovë nga ana e Prishtinës”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat