Veseli për sulmin në Zelandë të Re: Është një akt terrorist i tmerrshëm

Lajme

Veseli për sulmin në Zelandë të Re: Është një akt terrorist i tmerrshëm

Më: 15 mars 2019 Në ora: 11:41
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas sulmit terrorist në xhamitë e Zelandës së Re duke e cilësuar akt terrorist i tmerrshëm, që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike, përcjellë "Bota Sot".

"Në këto momente të vështira, jemi pranë shtetit të Zelandës së Re dhe familjeve të viktimave".

“Sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është një akt terrorist i tmerrshëm, që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike. Në këto momente të vështira, jemi pranë shtetit të Zelandës së Re dhe familjeve të viktimave. Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit. Republika e Kosovës do të vazhdojë të japë kontributin e saj maksimal e të qëndrojë e vendosur përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë strategjikë në kuadër të koalcionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit dhe nderon sakrificat e partnerëve që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat