Zaharova prapë merret me Kosovën: Pushteti në Kosovë shtrëngon lakun serbëve të Kosovës

Lajme

Zaharova prapë merret me Kosovën: Pushteti në Kosovë shtrëngon lakun serbëve të Kosovës

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:32
Marija Zaharova

Masat që në kohët e fundit ka ndërmarr pushteti i Kosovës paraqesin “shtrëngim të lakut” ndaj serbëve të Kosovës dhe ndrydhje sistematike të tyre “duke krijuar kushte të padurueshme në kuptimin e pastrimit etnik", ka deklaruar sot zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Në takimin e rregullt me gazetarë ajo ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të realizoj mandatin e saj dhe mos të “lejoj dhunën ndaj serbëve të Kosovës”, duke shtuar se ajo nuk ka ndaluar as në të shkuarën as tash dhunën.

"Radikalët e Prishtinës me qëllim minojnë stabilitetin dhe paraqesin burim të konfliktit në regjionin e Ballkanit", vlerësoi Zaharova.

Ajo ka nënvizuar se pushteti shqiptar po forcojnë kontrollin në kufij me arsyetimin e mbylljes së rrugëve alternative të mallrave nga Serbia duke përkeqësuar furnizimin me ushqime.

Krahas kësaj, Prishtina ka shpall listë kërkimi të politikanëve serbë, Parlamenti i Kosovës ka miratuar platformën me tone ultimative “që iu humb kuptimin vazhdimit të bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës" ndërsa kohë më parë është bërë përpjekje të vendoset edhe kontrolli ndaj Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat