Shainoviq: Hollbruk me vizitën në Junik iu premtoi shqiptarëve shtetin

Lajme

Shainoviq: Hollbruk me vizitën në Junik iu premtoi shqiptarëve shtetin

Nga: F.B. Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:22
Nikola Shainoviq

Ish-kryetari i qeverisë së Jugosllavisë, Nikola Shainoviq ka thënë se në Konferencën e Parisit nga Beogradi “është pritur të pranojmë që forcat e NATO-së të vijnë të armatosura në vendin tonë dhe të arrestojnë kënd të duan”, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka vlerësuar se Konferenca e Parisit që ka nisur me 15 mars 1999 si vazhdim i Konferencës së Rambujes ishte ofertë jo e sinqertë e bashkësisë ndërkombëtare që të zgjidhet kriza e Kosovës, pas dështimit të së cilës pasoi bombardimi i Serbisë.

Shainoviq kujton se tubimi në Paris ka dështuar katër ditë pas fillimit dhe ishte më i trishtuar se Rambuje që paraqiste përfundimin e një procesi. Ai shprehet se në Paris nuk kishte fare bisedime.

Bombardimi i Serbisë ishte caktuar, përfundon ai, duhej vetëm shkas – ky ishte refuzimi i marrëveshjes paqësore, të cilin shqiptarët nuk e patën nënshkruar në Rambuje, ku kishte bisedime nën ombrellën e grupit të kontaktit për Ballkan.

“Kosovës as nën kërcënim nuk kemi mundur të i japim sovranitet sikur që më atë nënshkrim të pranojmë okupimin e krejt vendit”, ka thënë Shainoviq duke përkujtuar se ai dokument i është ofruar delegacionit serb.

“Nga Beogradi është pritur pranimi i forcës së NATO-së në vend, të jenë të armatosur, të arrestojnë këdo, të dërgojnë para zyrtarëve, jo para ligjit”, që të gjitha këto janë elemente të okupimit.

“Vetëm në dy fjali nën dokument që është dashur ta nënshkruajmë ka shkruar se kjo do zgjas 3 vite, ndërsa pas kësaj konferenca ndërkombëtare do vendoste në bazë të vullnetit të popullit”, ka thënë ai.

Ai kujton se sekretarja e atëhershme e ShBA-ve Medlin Olbrajt pat thënë se refuzimi i Serbisë të nënshkruaj tekstin e marrëveshjes ishte parakusht për bombardime.

“As atëherë as tash nuk kemi mund të nënshkruajmë atë letër dhe ky është fakt historik. Nga dita në ditë janë ardhur oferta gjithnjë me të këqija. Në Paris na është ofruar e njëjta duke ditur se nuk do pranojmë”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Olbrajtit Xhems Rubin ka thënë se qëllimi i Uashingtonit nuk ishte arritja e marrëveshjes paqësore.

 “Synimi real i ShBA-ve ishte fillimi i luftës në të cilën implikohet Evropa, ashtu që delegacioni jugosllav të detyrohet në pozitën që mos të nënshkruajë. Të gjithë zyrtarët e kyçur në proces kanë thënë se serbët duhet të jenë përgjegjës në mënyrë që të kalohet në aksion ushtarak”, pat thënë Rubin sipas Shainoviq.

Ngjarjet dhe procesi premtonin mundësi që të zbutet situata dhe mos të ketë konflikt të armatosur, pot në verën 1998 SHBA ndryshuan qëndrimin që e konfirmuan në Gjenevë thotë Shainoviq.

Pikërisht fotoja e Riçard Hollbrukut me njeriun me kallashnikov në Junik, vërteton faktin se shqiptarëve iu premtua shteti.

Na është thënë se ShBA do të bëjnë presion të tillë në Millosheviqin që të ndryshohet Kushtetuta dhe Kosova të fitoj pavarësinë. Thotë Shainoviq në të njëjtën kohë ishte mesazh” prej tash ai që udhëheq procesin e dërgon në luftë”.

“Rambuje ishte e gjykuar në mos suksesin politik”, thotë Shainoviq.

Sipas tij njeriu i parë i ShBA-ve Bill Klinton i ka thënë delegacionit serb se ajo që i është dhënë Millosheviqit, nuk do ta nënshkruante as ai, ndërsa ndërprerja e bombardimeve do sillte humbjen e kredibilitetit të NATO-së, SHBA-ve dhe presidentit të ShBA.

Tubimi i Parisit, rundi i fundit e bisedimeve rreth Kosovës filloi me 15 mars dhe u mbyll pa sukses pas katër ditëve. Dy delegacionet me 18 mars nënshkruan marrëveshje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat