Rreth orës 16:00 Burdushi doli nga qendra e paraburgimit në Prizren

Lajme

Rreth orës 16:00 Burdushi doli nga qendra e paraburgimit në Prizren

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:47
Hysri Peqani

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti i krimeve të rënda ia ndërroi masën e paraburgimit, të cilën e kishte deri më tani me masën e detyrimit të paraqitjes në polici.

Prokurori i Prokuorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka thënë se ligjërisht, veprat për të cilat akuzohet Burdushi nuk mund ta mbajnë atë në paraburgim më shumë se 4 muaj pa ngritje të aktakuzës.

Ai ka bërë të ditur se është kërkuar që t’i konfiskohet edhe pasaporta e udhëtimit.

Burdushi me 25 shkurt kishte tentuar të vetëvritej, përmes çarçafit të lidhur në mbajtësen e telefonit. Ai kishte kërkuar pikërisht përshpejtim procedurash nga gjyqësori, duke u liruar nga paraburgimi dhe zëvendësimi i masës me detyrim paraqitje në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat