Vuçiq vë në dyshim besimin ndaj KFOR-it dhe kërcënon: “Nëse KFOR nuk i mbron serbët, ka kush i mbron”

Lajme

Vuçiq vë në dyshim besimin ndaj KFOR-it dhe kërcënon: “Nëse KFOR nuk i mbron serbët, ka kush i mbron”

Nga: F. B. Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:37
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “nëse KFOR-i nuk kryen punën e saj në Kosovë, përkatësisht nuk mbron serbët, ka kush e bënë atë në vend të tyre”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai porositi se “serbët nuk duhet të shqetësohen a do të ketë ndonjë goditje të re”.

Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarëve me rastin e përvjetorit të goditjes ndaj serbëve sikurse në vitin 2004 se a duhet të frikësohen nga ndonjë goditje në Kosovë, duke theksuar se mund të i besohet deri në fund KFOR-it.

"Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe ndërhyrjes në Gazivodë, ky besim është më i vogël. Por mbajmë kontakte dhe duhet të ndërtojmë raporte më të mira me KFOR-in. Besoj se ata janë aty që të mbrojnë bashkësinë serbe", nënvizoi Vuçiq.

“Nëse nuk e bëjnë punën e vetë – ka kush e bënë” theksoi Vuçiq dhe shtoi se serbët nuk duhet të brengosen.

Në pyetje kush do të jetë përgjegjës nëse humbim çdo gjë në Kosovë, Vuçiq shkurt ka thënë:

"Këtë pyeteni ata që pozicionohen deri në gjoks dhe rrahin trimëri, ndërsa nuk dinë në hartë të tregojnë ku është Kosova".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat