Pasi u tha se terroristi u frymëzua nga serbët, reagon Vuçiq: Ai psikopat s’ka lidhje me ne

Lajme

Pasi u tha se terroristi u frymëzua nga serbët, reagon Vuçiq: Ai psikopat s’ka lidhje me ne

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:48
Aleksandar Vuçiq.

Masakra në dy xhami në Zelandën e re e ka bërë njeriu i cili nuk ka kurrfarë lidhjeje me Serbinë, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në pyetjen e gazetarëve që të komentojë shkrimet e disa medieve në rajon se Serbët janë frymëzues të këtij krimi, Vuçiq ka thënë:

“Vrasjen e ka bërë njeriu i cili nuk ka kurrfarë lidhjeje as me Serbinë, as me këtë regjion. Ata nuk thonë se e ka bërë një australian, por thonë se ai është i motivuar nga krimet serbe”, ka thënë Vuçiq, sipas të cilit Car Lazari e Milos Obilici e kanë mbrojtur Evropën e krishterë dhe kurrfarë krimesh nuk kanë bërë.

“Tash për shkak të shijes muzikore të dikujt duhet të jetë Serbia e akuzuar siç kanë bërë mediet në rajon, madje edhe një pjesë e medieve tona. Kjo tregon se çfarë qasjeje kanë ata ndaj nesh”, ka thënë Vuçiq.

Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta qeverisë e popullit të Zelandës së Re dhe myslimanëve jo vetëm në Zelandë të re, por edhe myslimanëve në tërë botën, duke e quajtur aktin e tij “krim i tmerrshëm i të marrit, psikopatit, aq i tmerrshëm sa nuk di çfarë të thuhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat