Vuçiq opozitës serbe: Nuk i frikohem askujt

Lajme

Vuçiq opozitës serbe: Nuk i frikohem askujt

Më: 17 mars 2019 Në ora: 12:45
Vuçiq opozitës serbe: Nuk i frikohem askujt

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në adresimin e tij para kombit, nga presidenca, ka thënë se shteti nuk do ta lejojë dhunën.

“Nëse të tjerët mendojnë se me dhunë mund të arrijnë rezultate politike, mashtrohen”, ka thënë Vuçiq, njofton rts.

Ai ka shtuar se ata (protestuesit) janë ndeshur në një arrë të fortë.

“Janë ndeshur në dikë që askujt s’i frikohet. Nuk frikohem t’ua them në fytyrë se ata janë hajnat më të këqij”, ka thënë ai.

Në vazhdim, ai ka theksuar me muaj është heshtur ndaj gënjeshtrave të opozitarëve të cilët i ka emëruar :Boshko Obradoviq, Vukjeremiq dhe Dragan Gjillas.

Këta të tre, bashkë me qindra opozitarë të tjerë, po protestojnë në kohën që Vuçiq mban fjalimin dajret mbarë kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat