Vuçiq  kritikon NATO: Do të mbrojmë popullin tonë në Kosovë, NATO nuk e ka kuptuar rolin e saj

Lajme

Vuçiq  kritikon NATO: Do të mbrojmë popullin tonë në Kosovë, NATO nuk e ka kuptuar rolin e saj

Nga: F. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:08
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë adresimit me rastin e hyrjes së protestuesve në RTS, ka deklaruar se “Serbia do të gjej mënyrë që të mbroj popullin e vetë në Kosovë, nëse ata që duhet ta ruajnë nuk e bëjnë atë”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Ai në konferencë me gazetarë ka thënë se “NATO nuk e ka kuptuar mirë rolin e saj në Kosovës, që të mbroj popullin në harmoni me rezolutën 1244”.

“Nëse NATO nuk është në gjendje të bëjë këtë, ka kush mund të bëjë atë”, ka thënë Vuçiq.

Duke përkujtuar ngjarjet në Kosovë 15 vite më parë, sipas fjalëve të tij serbëve iu janë bërë krime të mëdha, andaj ajo “nuk guxon që të përsëritet dhe pushteti në Serbi është në gjendje ta bëjë këtë”.

Vuçiq ka thënë se “Serbia dëshiron kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por pushteti në Prishtinë kanë miratuar platformën për bisedime që është kundër dialogut

“Duam të bisedojmë dhe të kemi komunikim të mirë, arritja e kompromisit është zgjidhja ma e mirë, nëse nuk e duan le të thonë këtë”, tha Vuçiq.

Sipas tij Serbia është mjaftueshëm e fortë dhe e vendosur që të ruaj popullin e saj dhe interesat nacionale e shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat